HomeAktuale

Përfaqësuesit e BE-së në Trupin Kordinues, diskutohet zhvillimi i Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës

U.d. drejtori i Shërbimit të Trupit Koordinues të Qeverisë së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Nenad Mitrović, zhvilloi sot një

Familja e Lleshit nuk ishte prezente në akademinë përkujtimore, a ishte kjo pasojë e koalicionit në KKSH?
LAJMI I FUNDIT: Bujanoci vërshohet nga refugjatët (video)
Mustafi: Një dekadë pas Marrëveshjes së Brukselit pa ndonjë të mirë për shqiptarët e Luginës

U.d. drejtori i Shërbimit të Trupit Koordinues të Qeverisë së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Nenad Mitrović, zhvilloi sot një takim me Črtomir Peter Fischinger, shef i Departamentit Politik në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Serbi.

Sipas njoftimit të Shërbimit të Trupit Kordinues, gjatë takimit u bisedua për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe hapat konkretë të orientuar drejt zhvillimit të këtij rajoni.

Vëmendje e veçantë iu kushtua situatës aktuale në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, si dhe sfidave dhe potencialeve për zhvillim më të shpejtë social-ekonomik. Në këtë drejtim, u theksua nevoja për mbështetje të vazhdueshme institucionale, forcim të partneritetit me aktorët ndërkombëtarë dhe zbatim më efikas të iniciativave zhvillimore.

Palët u pajtuan se dialogu, stabiliteti dhe përfshirja janë parakushte kyçe për përparim afatgjatë, duke shprehur gatishmëri për intensifikimin e bashkëpunimit në projekte që përmirësojnë infrastrukturën, mundësitë ekonomike dhe cilësinë e jetës së qytetarëve në këto komuna.

Në takim morën pjesë edhe Jelena Čolić, u.d. zëvendësdrejtoreshë e Shërbimit të Trupit Koordinues, si dhe Gordana Arackić, këshilltare politike në Delegacionin e BE-së në Serbi.

COMMENTS