HomeNë fokus

Përfaqësues të lartë të OSBE-së për vizitë në Bujanoc

Në Bujanoc sot ka qëndruar Ambasadori i OSBE-së në Serbi, Jan Brathu si dhe komisioneri i lartë i kësaj organizate për pakica, me seli në Hagë, Ka

KOMUNA E BUJANOCIT NDANË 770.000 DINARË PËR 70 FËMIJË ME NEVOJA TË VEÇANTA
Kush mund të punojë deri në ora 21:00?
Merr miratimin ” Pako emergjente Presheva 2020 “

Në Bujanoc sot ka qëndruar Ambasadori i OSBE-së në Serbi, Jan Brathu si dhe komisioneri i lartë i kësaj organizate për pakica, me seli në Hagë, Kairat Abdrakhmanov.

Vizita ka filuar me takime me kryetarin e komunës, Nagip Arifi.

Lidhur me takimin në fjalë, kryetari Arifi, është shprehur përmes Facebookut.

Postimi i Arifit:

Sot, mirëprita në takime të ndara Komesarin e Lartë të OSBE-së për Pakica Nacionale me seli në Hagë z. Kairat Abdrakhmanov dhe Ambasadorin e Misionit të OSBE-së në Serbi z. Jan Brathu.

Me z. Abdrakhmanov biseduam për respektimin e pakicave nacionale në Serbi, respektivisht për komunitetin shqiptar. Ritheksova nevojën për njohjen sa më të shpejtë të diplomave, zhvillimin ekonomik që do të sjellte mirëqenie dhe paqe, si dhe implementimin e planit 7 pikësh.

Kurse, me ambasadorin Brathu biseduam më shumë për procesin e regjistrimit. E njoftova me ecurinë e regjistrimit, si dhe shfrytëzova rastin ta falemnderoj për kontributin e tij për përgatitjet e procesit të regjistrimit.

Me përfaqësuesit në fjalë është takuar edhe deputeti popullor, Shaip Kamberi, i cili përshtypjet nga takimi i ka ndarë poshatu përmes Facebookut.

Postimi i Kamberit:

Takova sot në Bujanoc Komesarin e Lartë për pakica nacionale me seli në Hagë z. Kairat Abdrakhmanov dhe mikun tim, Ambasadorin e Misionit të OSBE-së në Serbi z. Jan Brathu.

Bashkëbiseduam për sfidat me të cilat përballet pakica shqiptare në vend, për rëndësinë e realizimit të Planit 7 pikësh, procesin e regjistrimit të popullësisë dhe vazhdimësinë e përpjekjeve tona për trajtim të barabartë.

Inkurajova ambasadorët të shtojnë prezencën e tyre në Luginë të Preshevës dhe potencova rëndësinë e koordinimit tonë të përbashkët.

Edhe kryetari i KKSH, Ragmi Mustafi, ka pritur në takim përfaqësuesit e lartë të OSBE-së.

Pas takimit, Mustafi dhe Ambasadori i OSBE-së, Jan Brathu, janë parqitur në një konferencë të përbashkët shtypi.

Kryetari Mustafi e ka falenderuar ambasadorin Brathu për angazhimin e tij rreth Luginës ndërsa ka theskuar se në takim është biseduar për proceset aktuale, regjistrimin e popullsisë, rifillimin e dialogut për realizimin e Planit 7 pikësh, etj.

Ambasadori Brathu procesin e regjistrimit e cilësoi si shumë të rëndësishëm dhe vuri në dukje se duhet të regjistrohen të gjithë qytetarët.

Me formimin e Qeverisë së re serbe, Brathu shprehi optimizmin se do të rifilllojë edhe dialogu për implementimin e Planit 7 pikësh.

„ Lidhur me dialogun kam takuar zyrtar të lartë shtetëror ku kam marrë garanca se ky proces duhet të fillojë shumë shpejt“, theksoi Brathu.

Ai i cilësoi si procese të ndara dialogun e Brukselit reth marrëveshjes Prishtinë- Beograd dhe Planit 7 pikësh.

„ Qeveria e Serbisë e ka për detyrë t’i realizojë të drejtat e qytetarëve të saj, në këtë rrafsh, edhe të shqiptarëve të Luginës, ngase bëhet fjalë për një dokument të cilin vet e ka miratuar“, theksoi Brathu.

Me konstatimin e ambasadorit u pajtua edhe kryetari i KKKSH-së, Ragmi Mustafi, i cili theksoi se kemi të bëjmë me dy procese të ndryshme.

I pyetur nga FOLonline për optimizmin e tij në raport me premtimet e marra nga zyrtarët serbë rreth përmbushjes së detyrimeve ndaj shqiptarëve ngase qeveria edhe më herët kishte një plan të aprovuar, siç ishte Plani i Çoviqit, Brathu tha se nuk duhet të rrimë dhe të presim pa u angazhuar fare dhe të themi „ asgjë s’po shkon“.

Pesimizëm kishte edhe rreth sigurimit të teksteve mësimore por u pa që u arritë sukses në këtë drejtim“, tha ndër të gjera Braathu.

COMMENTS