HomePolitikë

PD, PVD dhe LPD me marrëveshje për koalicion paszgjedhor në Bujanoc (dokument)

Subjektet politike që aktualisht qeverisin me Bujanocin, Partia Demokratike, Partia për Veprim Demokratik dhe Lëvizja e Progresit Demokratik kanë

Kërkohet deklarim i krerëve të institucioneve
APN: Qeveria e Serbisë emëron udhëheqës të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafin e PVD-së.
Përfundon sezoni vjeshtor në Ligën Zonale, Tërnoci i 10-ti (tabela)

Subjektet politike që aktualisht qeverisin me Bujanocin, Partia Demokratike, Partia për Veprim Demokratik dhe Lëvizja e Progresit Demokratik kanë nënshkruar sot në selinë e KKSH-së një marrëveshje për koalicion paszgjedhor edhe për mandatin e ardhshëm, shkruan FOLonline.

Dokumenti u nënshkrua nga kryetarët e tre subjekteve përkatëse, Nagip Arifi-PD, Shaip Kamberi-PVD dhe Shqiprim Musliu-LPD.

Inicues i këtij bashkëpunimi paszgjedhor ishte kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu.

Ky i fundit, në një adresim para opinionit e cilësoi si shumë të rëndësishme këtë marrëveshje duke thënë se ka qenë prioritet për institucionin që ai drejton.

Ai uroi për një garë të qetë zgjedhore duke shtuar se fokusi duhet të jetë tek programet e asesi tek individidët dhe privatësia e tyre.

Lutfiu tha se pjesë e marrëveshjes mund të bëhen edhe subjektet tjera që sigurojnë mandate në Kuvendin Komunal.

Kryetari i PD-së Nagip Arifi sqaroi se kjo nuk është marrëveshje për koalicion parazgjedhor por garancë e faktit se, kush e fiton një votë më tepër t’i takoje drejtimi i komunës.

Për kryetarin e PVD-së, Shaip Kamberi, është mjaft me rëndësi ruajtja e stabilitetit politik në luftë kundër diskriminimit por edhe zhvillimit të komunës.

Kryetari i LPD-së, Shqiprim Musliu, ishte i mendimit se periudha 2024-2028 do të jetë me mjaft procese të rëndësishme andaj bashkëpunimi është i patjetërsueshëm.

Në dy takimet e para të bisedave në KKSH prezente ishte edhe Alternativa për Ndryshim por e cila nuk ka pranuara kushtet e vendosura nga institucioni në fjalë.

Kryetari i degës së APN-së, Arbër Pajaziti kishte deklaruar se kjo marrëveshje është e ndërtuar për ruajtjen e pozitave të individëve gjë që e bënë të papranueshme për subjektin e tij.

Në takimin e dytë prezent ishte edhe udhëheqësi i Lëvizjes për Bujanocin, Driton Rexhepi.

Ndërkohë, si njëri ashtu edhe tjetri nuk kanë qenë pjesë e takimit të sotëm dhe se nuk dihet nëse kanë marrë ftesë ose jo.

Ndërmjetësuesi i takimeve, kryetari i KKSH, Nevzad Lutfiu, ka potencuar se subjektet në fjalë nuk kanë dashur të jenë pjesë e marrëveshjes.

Teksti i marreveshjes:

Marreveshja 2024 – 2028

 

COMMENTS