HomeShoqëri

Pajisje të reja për zjarrfikësit e Bujanocit

Shërbimi i Zjarrfikësve në Bujanoc është pajisur sot me mjete të reja teknike, të cilat do të përmirësojnë ndjeshëm efikasitetin dhe gatishmërinë

Komiteti për Punë të Jashtme i Kongresit Amerikan me rezolutë për Luginën
Më 7 maj Kuvendi i elektorëve për zgjedhjen e përbërjes së re të KKSH-së
KKSH:CILËSIA NË ARSIM SYNIM I PËRBASHKËT

Shërbimi i Zjarrfikësve në Bujanoc është pajisur sot me mjete të reja teknike, të cilat do të përmirësojnë ndjeshëm efikasitetin dhe gatishmërinë në ndërhyrjet emergjente.

Komuna e Bujanocit ka dorëzuar dy makina me presion ajri dhe pesë pompa krahu, si pjesë e përpjekjeve për të forcuar kapacitetet e këtij shërbimi jetik, veçanërisht në periudhën e verës kur rreziku nga zjarret është shumë më i lartë.

Kryetari i Komunës, Arbër Pajaziti, theksoi se pajisjet e reja do të ndihmojnë ekipet në reagim më të shpejtë dhe efektiv, duke mbrojtur jetën, pronën dhe mjedisin.

“Apelojmë tek të gjithë qytetarët që në këto ditë të nxehta të jenë të kujdesshëm dhe të mos ndezin zjarre në natyrë, pasi pasojat mund të jenë të rënda,” u shpreh Pajaziti, duke i bërë thirrje për përgjegjësi kolektive në ruajtjen e ambientit dhe sigurisë publike.

COMMENTS