HomeNë fokus

Pajaziti:Njëfarë marrëveshje u arrit edhepse nuk u nënshkrua ajo

Kryetari i Alternativës për Ndryshim në Bujanoc, Arbër Pajaziti, ka komentuar bisedimet në Ohër dhe reflektimet e tyre në Luginë. Postimi i Paj

Arifi: Presim diçka ndryshe nga jeta kulturore
Rrugëtimi i një simboli: Nga Air Albania stadium deri tek muzeu i Komandant Lleshit
Fejtoni: Një tregim serbo-shqiptar: Termi “Lugina e Preshevës” na u soll nga Amerikanët (Pjesa 33)

Kryetari i Alternativës për Ndryshim në Bujanoc, Arbër Pajaziti, ka komentuar bisedimet në Ohër dhe reflektimet e tyre në Luginë.

Postimi i Pajazitit:

Njëfarë marrëveshje u arrit edhepse nuk u nënshkrua ajo.

Takimi i Ohirt u ndjek me shumë interesim nga të gjithë, dikush për ta shpallur dikë tradhëtar, dikush për ta përdorur për politikë ditore, ndërsa shqiptarët e Luginës e prisnin si shpresën e fundit për të lëvizur diçka në drejtim të realizimit të ndonjë kërkese, duke mos e ditur konkretisht çka po presin. Unë nuk prisja asgjë.

Politika pa strategji, pa plan, pa unifikim, në Luginë ka sjellur një situatë të paqartë duke kamufluar me dokumente e me kërkesa koti, të cilat në thelb janë në kundershtim njëra me tjetrën.

Shqiptarët në Luginë duhet një herë e mirë ta kuptojnë se, Referendumi i vitit 1992 dhe Plani Shtatë pikësh i vitit 2013, janë dy gjëra të ndryshme dhe shumë kundërthënëse njëra me tjetrën.
E para kërkon bashkangjitjen e Luginës me Kosovën, e dyta kërkon integrimin e shqiptarëve në Serbi.

Proçesi i bisedimeve me ndërmjetësimin e Brukselit dhe Washingtonit në mes Prishtinës dhe Beogradit, nuk e parasheh asnjërën nga këto që i përmendëm më lartë.

Ajo çka duhet të bëjmë ne, është të mos shpresojmë kot, nuk jemi në planin e askujt.
Deri sa kemi një udhëheqje e cila nënshkruan gjithçka që i vihet në tavolinë, do të jemi vetëm vegël e dikujt pa asnjë epilog.

Në fund do t’i gëzohemi vetëm heqjes së stikersave në tabelat e veturave.

COMMENTS