HomeAktuale

Pajaziti: Sa më afër zgjedhjet, në modë Fake profilet

Kryetari i Alternativës për Ndryshim në Bujanoc, Arbër Pajaziti, ka tërhequr vërejtjen në shtimin e profileve të rrejshme në prag të zgjedhjeve të 2

“Ecje në janar në kuadër të Ditêve të Jonuz Musliut “(video)
Krerët e Bujanocit takojnë drejtuesit shtetërorë të Maqedonisë
Fejtoni: Një tregim serbo-shqiptar: Brenda një nate shpërthime në qendër të Bujanocit dhe Preshevës  (pjesa 25)  


Kryetari i Alternativës për Ndryshim në Bujanoc, Arbër Pajaziti, ka tërhequr vërejtjen në shtimin e profileve të rrejshme në prag të zgjedhjeve të 21 qershorit.
Më poshtë ju sjellim postim e plotë të Pajazitit:

Zgjedhjet lokale dhe parlamentare në Republikën e Serbisë të cilat u shtynë për shkak të pandemisë, tashmë po afrohen, ato janë caktuar të mbahen më 21 qershor.
Sa më shumë që afrohet dita e sovranit, aq më shumë do të aktivizohen profilat Fake dhe ata që shpifin, shajnë, njollosin dhe etiketojnë.
Une besoj fuqishëm, që qytetarët tanë do të dijnë t’i injorojnë, të mos i besojnë e në fund edhe t’i ndëshkojnë ata.
Alternativa për Ndryshim në Bujanoc, do të fokusohet në ofrimin e programit zgjedhor, do t’i ofroj qytetarëve një format ndryshe nga ata çfarë i kemi parë deri tash. Për këtë do të diskutojmë gjatë fushatës.
Ne nuk do të jemi “alternativa” e ndonjë partie politike, aq më pak e ndonjë “lideri”, ne do të jemi Alternativa për Ndryshim, do të jemi opsioni i ri për qytetarët, me program të kjartë e premtime të realizueshme.
Ata që ju kanë gënjyer tash e 20 vite, ata do të mundohen të ju gënjejnë prap, sepse këtë dinë ta bëjnë më së miri.
Bujanocit i duhet ndryshimi, ne do ta sjellim atë.

COMMENTS