HomeNë fokus

Pajaziti pritet nga kryetari i Ferizajit, Agim Aliu

Kryetari i Alternativës për Ndryshim në Buajnoc, Arbër Pajaziti, është pritur sot në Ferizaj nga kryetari i kësaj komune, Agim Aliu. Lidhur me

Edhe Mustafa i KKSH-së i reagon presidentit serb
Vulinit i jepet e drejtë për termin “šiptari”, Kamberi paralajmëron institucionet ndërkombëtare
Kamberi përmes Mitroviqit sulmon edhe partnerët e koalicionit

Kryetari i Alternativës për Ndryshim në Buajnoc, Arbër Pajaziti, është pritur sot në Ferizaj nga kryetari i kësaj komune, Agim Aliu.

Lidhur me takimin në fjalë, Pajaziti është pronocuar përmes Facebookut:

Një takim vëllazëror me kryetarin e Ferizajt, z. Agim Aliu

Menaxhimi i suksesshëm i një komune aq të rëndësishme në këtë pjesë të Kosovës është meritë e vet kryetarit me stafin e shkëlqyeshëm që ka në dispozicion.

Ferizaj dhe Bujanoci kanë ngjashmëritë e veta, sidomos në aspekt të autostradave të cilat kalojnë përskaj këtyre dy qyteteve.

Z. Aliu, në saje të kreativitetit dhe efikasitetit në punë ka arritur që ta shfrytëzojë infrastrukturën e përshtatshme për të bërë këtë komunë ndër më të zhvilluarat në Kosovë.

Si personalitet modest dhe me një kulturë të lartë qytetare, ai shprehi gatishmërinë të përcjell përvojat e tij për komunën e Bujanocit dhe për Alternativën për Ndryshim.

Duke e falënderuar për mikpritjen e ngrohtë, siguruam z. Aliu se miqësia mes nesh do të vazhdojë pa dallime kohore, ndërsa format e bashkëpunimit nuk do të mungojnë asnjëherë.

COMMENTS