HomePolitikë

Pajaziti prezanton prurje të reja në APN

Alternativës për Ndryshim në Bujanoc sot iu është bashkuar edhe një figurë e re politike. Lajmin e bëri të ditur kryetari i degës së Bujanocit,

Të mërkurën seanca konstituive në Bujanoc
Kamberi i reagon shumë ashpër Vuçiqit: I’a përmend edhe deklaratën për vrasjen e 100 boshanjakëve
Pajaziti në takim me kryetarin e Prizrenit

Alternativës për Ndryshim në Bujanoc sot iu është bashkuar edhe një figurë e re politike.

Lajmin e bëri të ditur kryetari i degës së Bujanocit, Arbër Pajaziti.

Postimi i Pajazitit:

Alternativa për Ndryshim begatohet me një anëtare të re, por me përvojë në profesionin e saj.

Subjektit tonë politik, sot, iu është bashkuar edhe një punonjëse e zellshme e arsimit.

Pjesë e familjes së madhe të APN-së tash e tutje do të jetë edhe Selime Bajrami.

Znj. Bajrami ka të mbaruar Fakultetin e Edukimit në Gjilan, ndërsa studimet pasdiplomike në Univeristetin SEEU në Tetovë, me ç’rast ka marr titullin Magjistre e Menaxhimit dhe Udhëheqjes në Arsim.

E aderuara në radhët tona ka një përvojë pune 14 vjeçare, në Tërnoc, si mësimdhënëse e grupit klasorë.

Kuadro si znj.Bajrami janë të nevojshme dhe dobiprurëse jo vetëm për APN-në, por në përgjithësi për shoqërinë tonë.

COMMENTS