HomeNë fokus

Pajaziti pret nxënësit shqiptarë nga Gjermania

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka pritur sot në një takim nxënës shqiptarë nga Gjermania, të shoqëruar nga mësuesi i tyre i mësi

Haradinaj-Stublla: Situata në Luginë është alarmante
Ditë e mirë për KF “ Tërnoci “, dyja kategoritë mposhtin KF “ Lugina “
Nenad Mitroviq: Nagip Arifi më ka gënjyer dhe e ka shkelur marrëveshjen

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka pritur sot në një takim nxënës shqiptarë nga Gjermania, të shoqëruar nga mësuesi i tyre i mësimit plotësues në gjuhën shqipe, Lulëzim Çollaku.

Gjatë kësaj vizite, u theksua se edhe pse nxënësit nuk janë me prejardhje nga Lugina e Preshevës, ata kanë zgjedhur që në kuadër të vizitave të tyre në trojet shqiptare të ndalen edhe në Bujanoc, duke e konsideruar këtë si një vlerësim të veçantë për qytetin.

Pajaziti vlerësoi rëndësinë e ruajtjes së gjuhës shqipe dhe lidhjes me identitetin kombëtar, duke theksuar se këto vlera mbeten të forta tek shqiptarët, pavarësisht vendit ku jetojnë. Në takim u diskutua edhe për njohjen më të afërt të kulturës dhe vendit.

Në fund, kryetari u uroi nxënësve një qëndrim sa më të këndshëm dhe përvoja të paharruara, duke nënvizuar se Bujanoci do të jetë gjithmonë i hapur për ta.

COMMENTS