HomeAktuale

Pajaziti pret kryetarin e Studeniçanit

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka pritur sot në kabinetin e tij kryetarin e Komunës së Studeniçanit nga Maqedonia e Veriut, Ejup A

Fejtoni: Një tregim serbo-shqiptar: Mbërrijnë Legija dhe “beretat e kuqe”,  më pas edhe Koshtunica  (pjesa 29)
Thyhet selia e LPD-së në Bujanoc
Reflektimi i situatës në veri të Kosovës, reagimi i Lutfiut

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka pritur sot në kabinetin e tij kryetarin e Komunës së Studeniçanit nga Maqedonia e Veriut, Ejup Abazi, i cili shoqërohej nga bashkëpunëtorët e tij.

Në qendër të takimit ishte forcimi i bashkëpunimit ndërmjet dy komunave, me theks të veçantë në mundësitë e aplikimit të përbashkët për fondet IPA të Bashkimit Evropian dhe realizimin e projekteve në kuadër të bashkëpunimit ndërkufitar.

Sipas Pajazitit, synimi i këtij bashkëpunimi është krijimi i partneriteteve konkrete, shfrytëzimi i fondeve evropiane dhe realizimi i projekteve që ndikojnë në zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve në të dy komunat.

“Qëllimi ynë është të krijojmë partneritete konkrete, të shfrytëzojmë mundësitë që ofrojnë fondet evropiane dhe të realizojmë projekte që kontribuojnë në zhvillimin e komunave tona dhe në përmirësimin e jetës së qytetarëve”, ka theksuar Pajaziti.

Ai ka vlerësuar se bashkëpunimi ndërinstitucional dhe shkëmbimi i përvojave përbëjnë hapa të rëndësishëm drejt zhvillimit të qëndrueshëm dhe krijimit të mundësive të reja për të dy komunat.

Takimi në Bujanoc është zhvilluar në frymën e zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet pushteteve lokale, me synim identifikimin e projekteve të përbashkëta që mund të përfitojnë nga programet financiare të Bashkimit Evropian.

COMMENTS