HomeKulturë

 Pajaziti pranon një pikturë dhuratë nga organizatorët e Kolonisë së Artistëve

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka pranuar një pikturë dhuratë nga organizatorët e Kolonisë së Artistëve, me rastin e përfundimit

Bashkëpunim institucional: Pajaziti për vizitë në Gjykatën Themelore
KKSH dhe komuna e Bujanocit përshëndesin bashkimin e shoqatave të Luginës në Zvicër
Ndalohet vizita e ministrit të Serbisë në Kosovë, për shkak të refuzimit të vizitës së ministrit Çeku në Preshevë

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka pranuar një pikturë dhuratë nga organizatorët e Kolonisë së Artistëve, me rastin e përfundimit të edicionit të sivjetmë të këtij aktiviteti kulturor.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Pajaziti ka vlerësuar rëndësinë e kësaj kolonie, e cila tashmë është shndërruar në një traditë të përvitshme në Bujanoc.

“Kolonia e Artistëve, e cila tashmë është bërë një traditë e përvitshme në Bujanoc, vazhdon të sjellë art, kreativitet dhe vlera të bukura kulturore në komunën tonë”, ka shkruar Pajaziti.

Ai ka shprehur mirënjohje për dhuratën e pranuar, si dhe për angazhimin e organizatorëve në pasurimin e jetës kulturore në komunë.

Kolonia e Artistëve është një nga aktivitetet kulturore që organizohen në Bujanoc, duke krijuar hapësirë për krijimtarinë artistike dhe promovimin e artit.

COMMENTS