Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka përshëndetur nisjen e zbatimit të projektit për zhvillimin e aftësive digjitale të nxënësve, i

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka përshëndetur nisjen e zbatimit të projektit për zhvillimin e aftësive digjitale të nxënësve, i cili ka filluar të zbatohet në Shkollën e Mesme “Sezai Surroi”.
Ai ka vlerësuar faktin që një ide e konceptuar më herët po konkretizohet tashmë në terren, duke u shndërruar në një mundësi reale për të rinjtë e Bujanocit që të fitojnë njohuri praktike në informatikë dhe programim.
Pajaziti ka theksuar se mbështetja e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon dhe monitorimi nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Serbi e bëjnë këtë projekt të besueshëm dhe të qëndrueshëm, ndërsa ka nënvizuar se qëllimi kryesor është përgatitja e të rinjve për tregun modern të punës.
Sipas tij, Komuna e Bujanocit do të vazhdojë të jetë pranë të rinjve, duke investuar në dije dhe zhvillim lokal, me synimin që ata ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në vendlindje.

COMMENTS