HomeNë fokus

Pajaziti në Tetovë: Bashkëpunimi ndërkomunal, kyç për zhvillim

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Drejtues dhe Asamblesë së Përgjithshme të Unionit të Bash

SHBA TË PËRFSHIHEN INTENSIVISHT PËR T’I DHËNË DREJTIM DHE DINAMIKË RAJONIT
“Nuk është reale që sot të zbuten masat”
Arifi ngushëllon Tetovën

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Drejtues dhe Asamblesë së Përgjithshme të Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, e cila u mbajt në Tetovë.

Gjatë këtij takimi, sipas Pajazitit, u diskutua për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet komunave, zhvillimin e projekteve të përbashkëta si dhe shfrytëzimin e mundësive që ofrojnë programet evropiane për periudhën 2026–2027.

Ai theksoi se bashkëpunimi ndërkomunal mbetet një nga rrugët më të sigurta për zhvillim më të shpejtë dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve, duke shtuar se Komuna e Bujanocit do të vazhdojë të jetë aktive dhe e përkushtuar në këtë drejtim.

Në fund, Pajaziti ka falënderuar organizatorët për mikpritjen dhe organizimin e këtij takimi.

COMMENTS