HomeEditorial

Fjala e redaktorit : Kur mendojnë se po mbesin nën hijen e shefit

Krahasimet me të tjerët padyshim se janë me të theksuara tek ata që merren me politikë, kurse si produkt i këtyre veseve, të tillët shpesh ndihen

Arifi shpalos projektin: Faza e Parë e Tregut të Gjelbër ✅
Çfarë kërkuan drejtuesit e komunës nga ministri Zemaj ?
Përmbyllet vizita në Strazburg

Krahasimet me të tjerët padyshim se janë me të theksuara tek ata që merren me politikë, kurse si produkt i këtyre veseve, të tillët shpesh ndihen inferior gjë që i çon në veprime të pahijshme, sidomos tek ato që janë të dukshme në publik.

Me marrjen hov të teknologjisë informative, veçmas të përdorimit në masë të rrjeteve sociale, nëse keni pak përvojë në sferën e informimit publik ju mund të identifikoni persona apo grupacione të cilat e vujajnë “kompleksin e inferioritetit”.

Të tilla dukuri manifestohen kryesisht në zonat provinciale ku “sikur t’kisha qenë si ai” janë mendime që rrokullisen në mendjen e shumicës.

Politikanët e Luginës, me gjasë e kanë të zhvilluar tej mase këtë “virus”, saqë gjithnjë e më shumë dëshirojnë të dalin më të mençur se vet ngjarja.

Për shumicën prej tyre, bërja e “PR-it” është e barabartë me amatorizëm dhe futet në bazat fillestare të edukimit parashkollor.

Për t’i njohur më mirë, vetëm shikoni postimet e tyre në rrjetet sociale kur janë në vizita jashta vendit.

Në këtë tekst, po i vështrojmë dy vizitat e fundit të tyre, njërën në SHBA dhe tjetrën në Strazburg të Francës.

Poqëse nuk e dini kontekstin e Luginës, ju do të kishit krijuar përshtypjen se në vizitat në fjalë kanë shkuar dhjetëra delegacione me po aq shefa të tyre.

Nga vizita në SHBA kemi disa postime brenda një dite, nga të njejtët anëtarë të delegacionit.

Secili nga ta, fillimisht publikon një foto ku shihet vetëm ai me nikoqirin e takimit, gjë kjo për të lën përshtypjen se ka qenë anëtari më i rëndësishëm i delegacionit. Pastaj një foto tjetër në grup dhe një tekst poshtë saj.

Kur jemi tek këto publikime, absurditeti përkon me faktin se 4 anëtarë të delegacionit bëjnë postime ne veti për të njejtin takim, për të njejtit njerëz.

Kjo metodë provincialiste i ngjan më shumë përshëndetjeve dhe urime të dikurshme kur një urim e ka babai, një nëna, një vëllai, motra, daja…

Në vend të kësaj, do t’ishte e udhës që “vizitorët” të kenë një shef delegacioni, gjë që është praktikë në demokracitë e zhvilluara.

Dhe kur shefi poston, të tjerët ose bëjnë “share” ose heshtin.

Mirëpo, tek ne si duket “PR-i” ngjan me ato vallet e dasmës ku secili dëshiron ta hedh nga një.

Edhe më keq është kur brenda delegacionit kemi pjesëtarë të subjektit të njejtë, psh, rasti i Strazburgut.

Edhepse në heshtje të gjithë e dinë shefin, pas postimeve të tij ngarendin që edhe ata të “japin kontribut” me ca rreshta në rrjetet sociale.

Me një fjalë, cirk provincial i “të parëve të katundit”.

Këto veprime publike janë edhe një pasqyrë e keqe për ndërkombëtarët të cilët “vëzhgojnë” situata.

Ata me të drejtë shtrojnë pyetjet: Si është e mundur me një delegacion, madje edhe në parti të njejtë, ndërsa secili në vete bënë “PR-in”?

Vallë, nuk i besojnë këta njëri-tjetrit që bëjnë kështu?, lind pyetja tjetër.

Kur ta njohin më mirë mentalitetin tonë, atëherë “të huajt” do të thonë: Më pak na qenka mirbesimi e më shumë inferioriteti. “ Sikur t’isha si shefi”, po menduakan ata.

COMMENTS


Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/folonline/public_html/wp-includes/functions.php on line 4615