HomeNë fokus

Pajaziti në takim me kryetarin e Prizrenit

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, në kuadër të shënimit të 148-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, ka zhvilluar një vizitë në Prizren

Kurti njofton zv/presidenten e Komisionit Evropian mbi diskriminimin në Luginë
Përmbyllet projekti inovativ për të rinjtë e Bujanocit, ndahen certifikata për trajnimet në programim
Arifi: Vitin tjetër dyfishim i mjeteve

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, në kuadër të shënimit të 148-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, ka zhvilluar një vizitë në Prizren, ku është pritur në kabinetin e kryetarit të komunës, Shaqir Totaj.

Gjatë takimit, dy kryetarët kanë biseduar për rëndësinë historike të Lidhjes së Prizrenit, si dhe për forcimin e bashkëpunimit dhe lidhjeve ndërmjet komunave respektive.

Kryetari Pajaziti ka falënderuar homologun e tij për mikpritjen dhe pritjen e ngrohtë në Prizren.

COMMENTS