HomeAktuale

Pajaziti në takim me këshilltarin e presidentit Vuçiq

Kryetari i komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka takuar sot këshilltarin e presidentit Vuçiq, Adam Shukallo. Nga takimi, Pajaziti thotë të ken

Nesër përsëritja e zgjedhjeve parlamentare në 9 vendvotime në Bujanoc, liderët bëjnë thirrje për pjesëmarrje masive
Pajaziti: Nuk është pritur vendim ndryshe nga Këshilli Komunal
Diplomatët britanezë në Luginë

Kryetari i komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka takuar sot këshilltarin e presidentit Vuçiq, Adam Shukallo.
Nga takimi, Pajaziti thotë të kenë buruar disa kërkesa të cilat i ka prezantuar edhe pëmes postimit të tij.

Postimi i Pajazitit:

Sot takova këshilltarin e presidentit Aleksandar Vuçiq, Adam Shukallo.

Gjatë një bisede të hapur, folëm për zhvillimet politike dhe shoqërore në komunën tonë dhe nevojat e përkrahjes konkrete në disa segmente.

Fillimisht kërkova integrimin e shqiptarëve në institucione, si parakusht për barazi dhe mirëqenie në një mjedis etnikisht të përzier.

Sjellja e investitorëve, qoftë vendor apo të huaj, ishte kërkesa ime e dytë, realizimi i së cilës do ta hiqte Bujanocin nga lista e komunave më të varfëra në nivel vendi.

Në aspekt të infrastrukturës, paraqita domosdoshmërinë për mbështetjen e projektit nga hyrja-dalja e autostradës deri tek rreth rrotullimi i qytetit.

Kjo do të nënkuptonte zgjerimin e rrugës, bashkë me vendosjen e ndriçimt, rregullimin e kanaleve dhe trotuareve, vendosjen e e drunjëve dekorativ si dhe rirregullimin e rrethit në hyrje të qytetit.

U pajtuam se për përmbushjen e këtyre nevojave duhet rrespektuar afatet e përcaktuata qartë, në mënyrë që mos të përsëriten retorikat e mëhershme.

COMMENTS