HomeNë fokus

Pajaziti merr pjesë në shënimin e 50-vjetorit të pranisë së UNHCR-it në Serbi

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të 50-vjetorit të pranisë së UNHCR-it në Serbi. Me kët

Konstituimi i Kuvendit të Serbisë – shqiptarët e Luginës për herë të parë me tre deputetë
A mundet Trupi Kordinues ta ndihmojë Komunalinë ?
KOMUNA E BUJANOCIT NDIHMON K.F.”TËRNOCI”

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të 50-vjetorit të pranisë së UNHCR-it në Serbi.

Me këtë rast, Pajaziti vlerësoi rolin e rëndësishëm që UNHCR-i ka luajtur ndër dekada në mbrojtjen e refugjatëve, personave të zhvendosur dhe kategorive të tjera të cenueshme, duke kontribuar në përmirësimin e kushteve të jetesës dhe mbështetjen e tyre.

Sipas tij, ky përvjetor shërbeu si një mundësi për të vlerësuar kontributin e UNHCR-it dhe për të riafirmuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve lokale dhe partnerëve ndërkombëtarë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më gjithëpërfshirëse dhe më humane.

Pajaziti shprehu gjithashtu mirënjohje për bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet UNHCR-it dhe Komunës së Bujanocit, duke falënderuar këtë organizatë për angazhimin e saj ndër vite.

COMMENTS