Kryetari i komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka kërkuar nga OSBE dhe MPB hetime tê pavarura dhe dënim për policët që dhunuan futbollistët e Të
Kryetari i komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka kërkuar nga OSBE dhe MPB hetime tê pavarura dhe dënim për policët që dhunuan futbollistët e Tërnocit, të dielen në Bosilegrad.
Postimi i Pajazitit:
Me dy letra të ndara, sot iu jam drejtuar Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë dhe misionit të OSBE-së në këtë shtet, ku kam kërkuar hetim të detajuar dhe të paanshëm ndaj dhunës së ushtruar ndaj bashkëqytetarëve tanë në Bosilegrad.
Kam theksuar domosdoshmërinë për ndërmarrjen e masave ndaj zyrtarëve policorë të cilët në mënyrë flagrante kanë shkelur Ligjin si dhe zbardhjen e plotë të prapavisë tendencioze të rastit.
Është evidente se kjo ngjarje ka rritë pasigurinë e sportistëve shqiptarë për të garuar në kalendarin sportiv në Serbi, andaj kërkon qasje dhe zgjidhje të menjëhershme.
Sportistët tanë, veçmas futbollistët e Tërnocit nuk e meritojnë të dhunohen. Me djersën e tyre ata kërkojnë vetëm të trajtohen njësoj si të tjerët!
COMMENTS