HomeNë fokus

Pajaziti kritikon mënyrën e transmetimit të seancave të KK të Bujanocit

Kryetari i subjektit opozitar, Alternativa për Ndryshim në Bujanoc, Arbër Pajaziti, ka kritikuar mënyrën e transmetimit të seancave të Kuvendit Ko

Pajaziti takon përfaqësuessit e KBI-së: Të mos keqpërdoren thirrjet për unitet në varësi të levërdive partiake
Zyrtare: Ja kush dhe si mund të hyjë në Kosovë
Qeveria e Serbisë sjell konkluzion: Punësohen 100 mjekë të rinj

Kryetari i subjektit opozitar, Alternativa për Ndryshim në Bujanoc, Arbër Pajaziti, ka kritikuar mënyrën e transmetimit të seancave të Kuvendit Komunal.

Pajaziti ka shfaqur paknaqësi në kualitetin e transmetimit nga ana e një televizioni lokal por edhe për mungesën e sinjalit në internet.

Postimi i Pajazitit

Kuvendi Komunal i Bujanocit është i vetmi kuvend në Europë që nuk transmetohet drejtëpërdrejtë në internet.

Ata qytetarë që dëshirojnë ta përcjellin seancën e kuvendit, e kanë vetëm një mundësi të vogël, të ulen pranë televizionit në shtëpi dhe ta rrisin zërin deri në fund, sepse paisjet e stërvjetruara të RTB-së e pamundësojnë që zëri dhe fotografia të dëgjohet e shihet pastër.

Pra, bashkatdhetarët tanë, në Zvicër, Gjermani dhe në Amerikë, onllajn përmes TV Spektri, munden me shiku një ndeshje futbolli direkt kur luan K.F. Tërnoci, por jo edhe diskutimet e këshilltarëve të zgjedhur me votë në Kuvendin Komunal të Bujanocit që e transmeton RTB me pronarë nga Vranja.

Kjo është cenzurë e diktaturës së regjimit më të ri në Bujanoc, në stilin e viteve të 90-ta.

#PoshtëRegjimi

COMMENTS