HomePolitikë

Pajaziti: Këtu nuk është një dreq, por janë disa!

Kryetari i Alternativës për Ndryshim në Bujanoc, Arbër Pajaziti, ka komentuar sot procesin e zgjedhjeve parlamentare, nga tendenacat për krijimin

Kamberi thotë se synojnë tri mandate në Parlamentin e Serbisë (video)
Koalicioni stabil, zhvillohet seanca e Kuvendit Komunal të Bujanocit
Edhe një rast me Corona në Bujanoc

Kryetari i Alternativës për Ndryshim në Bujanoc, Arbër Pajaziti, ka komentuar sot procesin e zgjedhjeve parlamentare, nga tendenacat për krijimin e listës së përbashkët e deri tek rivotimi i fundit.

Pajaziti është shprehur se këto zgjedhje paraqesin një dështim ndërsa tendencat për hedhjen e fajit andej e këndej i ka quajtur alibi për mos pranim të përgjegjësisë.

Postimi i Pajazitit:

T’i themi gjërat më qartë.

Këtu nuk është një dreq, por janë disa!

Kur kërkoja listë të përbashkët për zgjedhjet parlamentare të bazuar në parime, hasa në kundërshtime të ashpra, madje u ballafaqova edhe me shumë etiketime, por ska gjë, pavarësisht të gjithave, rëndësi ka që gjërat të thuhen drejtë.

Shumica e Qytetarëve shqiptarë në Luginë të Preshevës i bojkotuan këto zgjedhje, pikë.

Arsyetimet, alibitë dhe hedhja e fajit herë andej e herë këndej është tendencë për mos pranimin e dështimit. Realisht asnjëherë deputetët nuk kanë qenë legjitim, sepse kanë shkuar me mbushje të kutisë përmes vjedhjes dhe pazareve. A ju kujtohet sa vota i pati marur në vendbanimet shqiptare Partia Progresiste Serbe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2014?!

Ripërsëritja e zgjedhjeve në vendvotimin numër 6 në Tërrnoc, e ka treguar fytyrën e vërtetë të koalicionit të brishtë i cili qeverisë me Komunën e Bujanocit.

Kur të gjithë liderët shqiptarë në rajon, bënin thirrje për mobilizim dhe dalje masive në zgjedhje, për çudi, partnerët e koalicionit lokal dhe parlamentar heshtën!

Dreqërit janë në mesin tuaj, vet i keni krijuar, ushqyer dhe rritur.

COMMENTS