HomeShoqëri

NP “Komunalia” vazhdon me pastrimin e hapësirave përreth parkut të qytetit

Ndërmarrja Publike “Komunalia” ka njoftuar se ekipet e saj po vazhdojnë punën në pastrimin e hapësirave përreth parkut të qytetit, si pjesë e anga

Ekskluzive: Teksti i Marrëveshjes Kosovë-Serbi, askund nuk përmendet Lugina
Kongresmenët amerikanë në mesjavë qëndrojnë në Luginë
Drejtuesit e Aleancës për Luginën urojnë ambasadorin Canaj

Ndërmarrja Publike “Komunalia” ka njoftuar se ekipet e saj po vazhdojnë punën në pastrimin e hapësirave përreth parkut të qytetit, si pjesë e angazhimeve të rregullta për mjedis më të pastër dhe më të rregulluar.

Nga ndërmarrja u bëhet thirrje qytetarëve që të mos hedhin mbeturina në tokë, përreth apo pranë kontejnerëve. Edhe pse kontejnerët zbrazen me rregull, shpesh mbeturinat lihen jashtë tyre, duke krijuar pamje të pakëndshme dhe ndotje të panevojshme.

“Le të mundohemi bashkërisht ta mbajmë qytetin tonë të pastër. Pastërtia është përgjegjësi e secilit prej nesh – të mos e ndotim, por ta ruajmë”, thuhet në njoftim.

NP “Komunalia” falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.


COMMENTS