Strukturat e Altrenativës për Ndryshim në Bujanoc ia kanë besuar Arbër Pajazitit kandidaturën për kryetar të komunës. Lajmin e njoftoi vet Paja
Strukturat e Altrenativës për Ndryshim në Bujanoc ia kanë besuar Arbër Pajazitit kandidaturën për kryetar të komunës.
Lajmin e njoftoi vet Pajaziti i cili tha se ka marrë përgjegjësinë për t’i prirë procesit të ndryshimeve me një klasë të re politike.
Ai u shpreh në bashkëpunim me partnerë duke përmendur LB-në dhe UDSH-në.
Postimi i Pajazitit:
Të dashur anëtarë dhe simpatizantë të Alternativës për Ndryshim,
Të nderuar qytetarë,
Dëshiroj t’ju njoftoj se strukturat partiake më kanë dhën besimin që edhe kësaj here ti prij një procesi politik në komunën e Bujanocit i cili do të rrumbullaksohet me 2 qershor.
Me fjalë të tjera, në bazë të vendimit në shkallë të Degës, APN më ka nominuar kandidat për kryetar të komunës për zgjedhjet të cilat i kemi në prag.
Poashtu kam marrë besimin e plotë që me partnerët tanë nga Lëvizja për Bujanocin dhe Unioni Demokratik Shqiptar të ndërtojmë koalicionin dhe të harmonizojmë strategjinë që do të na sjell fitoren e pakontestueshme.
Ky besim për mua është përgjegjësi në vete ngase do të shpie në ndryshimin e shumpritur në komunën tonë.
Në të njejtën kohë do të jetë privilegj në vete sepse do ti prij një gjenerate të re politike që do ta drejtoj Bujanocin.
Kauza jonë e përbashkët me LB-në dhe UDSH-në është garancë e suksesit në ardhje.
Drejt fitores!
COMMENTS