HomeAktuale

Njeriu i dytë i Preshevës takohet me njeriun e dytë të Prishtinës.

Zëvendës kryetari i komunës, z.Almin Shaqiri, po qëndron në Prishtinë për të zhvilluar takime me rëndësi për Komunën e Preshevës, njoftoi faqja zy

Pajaziti: Koalicioni lokal mburret me dy mijë euro investime në shkollat shqipe, kurse shkollat serbe renovohen me nga dy milionë euro
Kamberi në Kuvend: “Serbia duhet të hyjë në Evropën e të drejtave, jo vetëm në Evropën e tregut”
Ramadani viziton shkollat në gjuhën shqipe

Zëvendës kryetari i komunës, z.Almin Shaqiri, po qëndron në Prishtinë për të zhvilluar takime me rëndësi për Komunën e Preshevës, njoftoi faqja zyrtare e komunës në FB.

“Gjatë ditës, u zhvillua takimi me nënkryetarin e Komunës së Prishtinës, z.Alban Zogaj, me qëllim diskutimin për çështje të rëndësishme si Regjistrimi i Popullsisë në Serbi, për të cilin morëm përkrahje dhe angazhim për të bërë fushatën e duhur drejt këtij procesi me rëndësi për shqiptarët në Luginë.

Poashtu, pjesë e diskutimeve ishin edhe ndihma për pjesëmarrje në forume dhe projekte ndërkombëtare dhe që Komuna e Prishtinës do të merr përsipër të bëj dhe kërkesa për sigurimin e tabelave interaktive dhe të bardha për nxënësit tanë.

Nënkryetari Zogaj, u shpreh i gatshëm edhe për bashkëpunime në sferën e kulturës, rinisë dhe sportit”, thuhet në njoftimin e komunës së Preshevës.

COMMENTS