Kryetari i APN-së, Shqiprim Arifi, me rastin e 30 vjetorit të Referendumit: 1 dhe 2 marsi i vitit '92, dy data të shënuara dhe të rëndësishme p
Kryetari i APN-së, Shqiprim Arifi, me rastin e 30 vjetorit të Referendumit:
1 dhe 2 marsi i vitit ’92, dy data të shënuara dhe të rëndësishme për shqiptarët e Luginës së Preshevës, që politikisht u përcaktuan përmes Referendumit për Autonomi Politike e Territoriale, me të drejtë bashkimi me Kosovën.
Karakteri gjithëpërfshirës politik dhe gjithëpopullor, përfshirë dhe diasporën tonë, Referendumit i dha rëndësi të vullnetit politik dhe vendosmërisë së shqiptarëve për unitet e vendimmarrje.
Referendumi në vete është cilësuar si i suksseshëm, fillimisht me mbajtjen e Kuvendit të Referendumit, si dhe pastaj me grumbullimin e mijëra votave, si një deklarim të orientimit të qartë politik për të ardhmen tonë.
Me pjesëmarrjen masive, populli shqiptar në Luginë, ka demonstruar dhe vulosur vullnetin e tij politik për arritjen e qëllimeve dhe idealeve të larta kombëtare.
Në këto kohë të diversitetit demokratik dhe interesave personale e grupore, shpresojmë që Referendumi të mbetet burim frymëzimi dhe themeli i programeve politike të të gjitha partive dhe të shërbejë si udhërrëfyes për angazhimin tonë politik dhe frymëzimin për brezat e ardhshëm.
COMMENTS