HomeKoronavirusi

Nisin reagimet e lokaleve të natës: Si është e mundur të mos ketë virus në kafiteri e ahengje familjare ?Edhe ne mbajmë familje

Pas kufizimit të orarit të punës nga ana e Shtabit Komunal për Situata të Jashtëzakonshme, kanë nisur të paraqiten regime nga pronarët e lokaleve.

Mjetet për bujqit: Përveç se KKSH-së mos u dezorientohuni
Punohet këtë vikend, hapur deri në ora 20:00
N.P. Komunalia: Rikthehet furnizimi i rregullt me ujë në Breznicën e Ulët


Pas kufizimit të orarit të punës nga ana e Shtabit Komunal për Situata të Jashtëzakonshme, kanë nisur të paraqiten regime nga pronarët e lokaleve.
Në këtë drejtim, në adresë të FOLonline ka ardh reagimi nga restoranti “Aida “, në Bujanoc, lokal ky i përmendur në seancën e fundit të këtij shtabi për mosrespektim të masave anti Covid.
Pronari i këtij lokali thekson se i’u është bërë e padrejtë ngase nga kjo veprimtari sigurojnë ekzistencën shumë familje.
Ai shtron pyetjen se si është e mundur që njerëzit nuk po infektohen në kafiteri e nëpër ahengje familjar?!

Në vazhdim ju sjellim reagimin e plotë pa ndërhyrje:

 

REAGIM NGA PRONARI I RESTORANT “AIDA” PASI QË DJE JU ËSHTË PËRMENDUR EMRI NGA VEZHGUESIT E SHTABIT NË SEANCEN E MBAJTUR .

E dim edhe e kuptojme te gjithe qe kjo eshte nje situat e rend per te gjithe, e kuptoj shume mir edhe e kuptojme qe virus ka edhe egziston edhe duhet ta ruajme veten.
E shohe te arsyeshme te jap nje deklarat rrethe kesaj ngjarje dhe rreth lokalit time te nates.Edhe lokali ime eshte sikur i gjithe te tjereve lokal qe prej kti lokalit mbahen shume familje . Nese diten neper kafiqe nuk po infektohen edhe naten neper ahenge familjare spo infektohen njerzit ateher eshte e kjart qe edhe naten lokal timin nuk infektohen . Edhe nese keni qen njeher ne lojalin time e dini se sa distanc ka mes tavolinave .Prandaj e shoh te arsyeshme te reagoj ne kete menyr .Ne lokalin time me se shumeti munden te hyn mbrenda 50vete sa edhe eshte e lejuar . Prandaj na lejoni edhe neve te punojme sikur lokalet tjera qe punojne diten .
Rrespekt nga Restorant „AIDA“

COMMENTS