HomeShoqëri

Nis asfaltimi i shtresës së parë në rrugën Breznicë–Muhoc

Ka nisur asfaltimi i shtresës së parë në rrugën Breznicë–Muhoc, një nga projektet infrastrukturore më të rëndësishme për këtë pjesë të komunës së

Zgjedhjet më 14 ose 21 qershor
“Spastrim etnik”, Osmani në OKB flet për fshirjen e adresave të shqiptarëve në Luginë
” Bizneset lokale janë të interesuara për pronën shoqërore”

Ka nisur asfaltimi i shtresës së parë në rrugën Breznicë–Muhoc, një nga projektet infrastrukturore më të rëndësishme për këtë pjesë të komunës së Bujanocit.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, i cili theksoi se punimet po zhvillohen me ritëm të mirë dhe se projekti po hyn në fazën përfundimtare.

“Sot ka filluar asfaltimi i shtresës së parë në rrugën Breznicë–Muhoc, një projekt i shumëpritur që po merr formë. Punimet po zhvillohen me ritëm të mirë dhe shumë shpejt kjo rrugë do t’u dorëzohet qytetarëve, duke lehtësuar lëvizjen dhe përmirësuar jetën e përditshme të banorëve”, ka shkruar Pajaziti.

Përfundimi i këtij projekti pritet të përmirësojë ndjeshëm infrastrukturën rrugore dhe të krijojë kushte më të mira për qarkullimin e banorëve të Breznicës, Muhocit dhe zonave përreth.

COMMENTS