HomeAktuale

Kryediplomatët Cakaj dhe Haradinaj-Stublla kërkojnë reagim ndërkombëtar

Udhëheqësit e diplomacisë, Gent Cakaj nga Repuplika e Shqipërisë dhe Meliza Haradinaj-Stublla nga Republika e Kosovës, me anë të një Deklarate të

Çka fitoi Lugina nga takimi i dy qeverive?
Falja e Bajramit nga Xhamia e Strugarëve LIVE në transmetim
Dosje spiunazhi mes rivalëve politikë në Luginë drejt Beogradit

Udhëheqësit e diplomacisë, Gent Cakaj nga Repuplika e Shqipërisë dhe Meliza Haradinaj-Stublla nga Republika e Kosovës, me anë të një Deklarate të përbashkët kanë kërkuar nga institucionet ndërkombëtare reagime ndaj pasivizimit të adresave të shqiptarëve të Luginës.

DEKLARATË E PËRBASHKËT

Së bashku me Ministren e Jashtme të Kosovës, znj. Meliza Haradinaj-Stublla, ashtu sikurse shprehim shqetësimin e thellë lidhur me procesin e fshirjes së qëllimshme të adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, ju bëjmë gjithashtu thirrje edhe institucioneve përkatëse ndërkombëtare, veçanërisht Komitetit Këshillues të Konventës për Mbrojtjen e Minoriteteve të Këshillit të Evropës dhe Komisionerit të Lartë të OSBE-së për Minoritetet Kombëtare, për ta përcjellë këtë proces me vëmendje të shtuar dhe për të vepruar për parandalimin e këtij procesi me pasoja afatgjata politike, shoqërore dhe institucionale, ndaj të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Serbi .

COMMENTS