HomePolitikë

Ngritet aktakuzë për korrupsion kundër kryetares së komunës së Preshevës – Ardita Sinani

Të nderuar qytetarë të Komunës së Preshevës Departamenti Special për Luftimin e Korrupsionit në Prokurorinë e Lartë Publike të Nishit, po zhvi

Nga Tërrnoci në Londër
KAMBERI: NËNSHTRIMI NUK ËSHTË RRUGA E DUHUR
Mustafi takohet me zv/kryeministrin Bislimi

Të nderuar qytetarë të Komunës së Preshevës

Departamenti Special për Luftimin e Korrupsionit në Prokurorinë e Lartë Publike të Nishit, po zhvillon në mënyrë juridike aktakuzën ndaj Ardita Sinanit, duke vërtetuar se kjo e fundit në mënyrë korruptive ka keqpërdorur buxhetin e Komunës së Preshevës për interesa personale e grupore (përfitim pasurie), duke përfshirë këtu dy zyrtarë dhe duke dëmtuar të tjerë përreth.

Në aktakuzë thuhet se Ardita Sinani, nuk ka respektuar ligjin në punë; se ka vërtetuar vendimin me nënshkrimin e saj, mbi bazën e së cilit përmenden një numër i madh i kontratave të kontestuara.

Në aktakuzë është i nënvizuar fakti se Ardita Sinani, “duhej të kishte dijeni për veprën dhe ndalimin e saj, moskryerjen e detyrës zyrtare e cila u siguronte personave të tjerë përfitime pasurie”.

Pra, kjo aktakuzë e ngarkon kryetaren jolegjitime Ardita Sinani me Veprën Penale – “keqpërdorim i detyrës zyrtare, sipas nenit 359 të Kodit Penal”

Sikundër pushtimit të mediave nga një lajm i tillë, këshilltarët e Alternativës për Ndryshim, në mënyrë publike patën njoftuar opinion e gjerë se ajo që po udhëheq sot, është e korruptuar dhe se nuk është e aftë dhe e denjë të menaxhojë me buxhetin e qytetarëve të komunës sonë.

Andaj, mbi bazën e argumenteve ligjore, nga një kryetare jolegjitime që është e akuzuar nga shteti për shkelje të ligjit, që ka duart e përlyera me korrupsion dhe me këtë nëpërkëmbë çdo qytetarë të Komunës së Preshevës, duke dëmtuar buxhetin që i takon qytetarit dhe që pozitën e saj e shfrytëzon për grupe të ngushta të interesit, kërkohet DORËHEQJA e menjëhershme!

Preshevë, 18 janar 2022
Shërbimi për Informim
Alternativa për Ndryshim

COMMENTS