Shkëputja e një përçuesi të rrymës elektrike ka qenë fatale për një lopë në Dobrosin të Bujanocit. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Bashkësisë
Shkëputja e një përçuesi të rrymës elektrike ka qenë fatale për një lopë në Dobrosin të Bujanocit.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Bashkësisë Lokale, Reshat Salihu.
Përmes postimit në Facebook, Salihu ka parashtruar pyetjen se çfarë do t’kishte ndodhur po të kishte kaluar njeri atypari në çastin kur ishte shkëputur përçuesi i rrymës elektrike.
Salihu kujton se si sivjet për shkak të rrjetit të stërvjetuar të rrymës kishin humbur një bashkëfshatar të vetin.
Në këtë drejtim, Salihu ka kërkuar ndihmën e kryetarit të komunës, Nagip Arifi dhe zëvendësit të tij, Shqiprim Musliu, që të intervenojnë tek Elektrodistribucioni me qëllim të riparimit të rrjetit dhe parandalimit të fatkeqësive tjera.
Postimi i plotë i kryetarit të BL të Dobrosinit:
Sote ne Bashkesine Lokale te Dobrosinit ndodhi nje fatekeqesi nga rryma elektrike.
Per shkak te rrjetit te stervjetruar naten eshte kepute nje perques i rrymes dhe ka rene ne toke, Lopa e Xhelal Hasanit eshte atakuar nga rryma elektrike dhe ka ngordhe ne vende.
Eshte fate i madhe qe nuk ka ndodhe ne njerez.
Me 2 gushte po nga rryma elektrike ne mnyre tragjike humbem Ferat Feratin.
Apelojme te Kryetari dhe zv.kryetari Komunes Bujanocit: z.Nagip Arifi e z.Shqiprim Musliu te ndikojne ne menyre qe ED i vranjes sa me pare te nderroj komplet rrjetin ne fshate edhe ashtu te premtuar per tu realizu kete vite.
Si Bashkesi Lokale menjehere kemi alarmu kompetentet e rrymes Elektrike do ju drejtohemi edhe zyrtarishte me shkrim.
Qofte i fundit ky raste tragjik nga rryma elektrike!
Reshat Salihu
kryetar i BL
Dobrosin.
COMMENTS