HomeNë fokus

Nga sot, Shqiptarët e Luginës mund të jenë pronarë të pronave në Kosovë

Në mbledhjen e radhës së Qeverisë së Kosovës është miratuar Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të drejtat Pronësore të Shteta

Turqia dhuron autoambulancë për Bujanocin
Arifi takon këshilltarët e presidentit Meta
Komunalia angazhon firmë private për shuarjen e zjarrit, nuk dihen shpenzimet

Në mbledhjen e radhës së Qeverisë së Kosovës është miratuar Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të drejtat Pronësore të Shtetasve të Huaj në Kosovë.

Me miratimin e projektligjit, ministrja Albulena Haxhiu tha se tash shqiptarët e Luginës së Preshevës do të mund të kenë në pronësi prona në Kosovë.

“Duke pasur parasysh rrethanat dhe mungesën e raporteve bilaterale mes Kosovës dhe Serbi8së, qytetarët e komunitetit shqiptarë në Luginë me dispozitat aktuale në fuqi të Ligjit bazik u bëhet e pamundur fitimi i të drejtës pronësore, pra bëhet e pamundur mundësia e blerjes së pronave në Kosovë, për shkak të mungesës së reciprocitetit. Mbi këtë bazë ministria e Drejtësi ka ndërmarrë iniciativë ligjore për plotësim-ndryshim të ligjit bazik e ku qytetarët e komunitetit shqiptar nga Lugina do të përjashtohen nga kufizimet e reciprocitetit dhe mund të jenë titullar të të drejtave pronësore në Kosovë sipas kushteve të përcaktuara me ligjin bazik”, ka thënë ajo.

Ndërkohë, si super lajm, vendimin e Qeverisë sw Kosovws e ka quajtur edhe kwshilltari politik i zv/ kryeministrit Besnik Bislimi, Ragmi Mustafi.

Postimi i Mustafit:

📢Një super lajm për Luginën

🇽🇰 Në mbledhjen 186 të Qeverisë së Republikës të Kosovës është shqyrtuar dhe aprovur Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 08/ L-013 për të Drejtat Pronësore të Shtetasve të Huaj në Republikën e Kosovës (MD)

🇦🇱 Qytetarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me këtë projektligj i mundëson të fitojnë të drejtat pronësore në Kosovë.

Urime Luginë 👏

Faleminderit Kosovë🙏🇽🇰

COMMENTS