HomeAnketë

Anketa për gazetarët në kuadër të projektit “Laps i sigurt: Qasje inovative për të garantuar sigurinë e gazetarëve”  

Anketa për gazetarët në kuadër të projektit "Laps i sigurt: Qasje inovative për të garantuar sigurinë e gazetarëve"   A keni njohuri rreth

Anketa për gazetarët në kuadër të projektit “Laps i sigurt: Qasje inovative për të garantuar sigurinë e gazetarëve”

 

  1. A keni njohuri rreth projektit “Lapsi i sigurt” dhe qëllimit të tij për të përmirësuar sigurinë e gazetarëve në rrethin e Pçinjit?

 

  1. Sa shpesh përballeni me sfida të lidhura me sigurinë gjatë punës tuaj gazetareske?

 

  1. Si e vlerësoni nivelin e mbështetjes që ekziston aktualisht për gazetarët në rrethin e Pçinjës në lidhje me sigurinë, veçanërisht në mjedisin dixhital?

 

  1. Mendoni se punëtoritë edukative janë pjesë e zgjidhjes për rritjen e ndërgjegjësimit të gazetarëve për sigurinë, si në mjedisin fizik ashtu edhe në atë dixhital?

 

  1. Sa jeni të njohur me sfidat specifike me të cilat ballafaqohen gazetarët në komunën e Preshevës dhe Bujanocit, duke marrë parasysh kontekstin politik, etnik dhe social?

 

  1. Si do ta vlerësonit nivelin tuaj të edukimit dixhital në kontekstin e sigurisë së informacionit?

 

  1. A mendoni se transformimi dixhital i medias ka rritur cenueshmërinë e gazetarëve ndaj kërcënimeve kibernetike?

 

  1. A jeni të pajisur tani me mjetet dhe njohuritë e duhura për t’u mbrojtur nga kërcënimet kibernetike në punën tuaj?

 

  1. Si e vlerësoni bashkëpunimin ndërmjet shoqatave të gazetarëve, organizatave joqeveritare, agjencive qeveritare dhe komunitetit lokal për të përmirësuar sigurinë gazetareske?

 

  1. A mendoni se një qasje shumë sektoriale, siç paraqitet në projektin “Lapsi i sigurt”, do të ishte efektive në zgjidhjen e problemit të sigurisë së gazetarëve?

 

  1. Sa jeni të njohur me qëllimet e matshme të projektit, si rritja e ndërgjegjësimit të gazetarëve dhe reduktimi i incidenteve të sulmeve kibernetike?

 

  1. A mendoni se projekti mund të kontribuojë në forcimin e lirisë së gazetarisë dhe vlerave demokratike në kontekstin lokal?

 

  1. Si do ta vlerësonit rëndësinë e partneritetit në arritjen e qëllimeve të projektit “Lapsi i sigurt”?

 

  1. A keni pasur ndonjë përvojë me kërcënime kibernetike apo sulme në punën tuaj gazetareske deri më tani?

 

  1. Si mund të kontribuojë projekti në përmirësimin e integritetit dhe sigurisë suaj si gazetar?

 

  1. A mendoni se qasja lokale e projektit është përshtatur mjaftueshëm me specifikat e rrethit të Pçinjit?

 

  1. Si do ta vlerësonit nivelin aktual të lirisë së medias në rrethin e Pçinjit?

 

 

  1. A mendoni se projekti “Lapsi i sigurt” do të kontribuojë në krijimin e marrëdhënieve të qëndrueshme partneriteti në komunitetin gazetaresk?

 

 

  1. Çfarë burimesh apo mbështetje shtesë do të dëshironit të shihni si pjesë e këtij projekti?

 

 

  1. Si do ta matnit suksesin e projektit “Lapsi i sigurt” pas zbatimit të tij?

Projekti realizohet në kuadër të granteve të vogla mediale të cilat i financon Ambasada e SHBA, kurse i administron Media dhe Reform Centar nga Nishi.

Qëndrimet, mendimet dhe përfundimete paraqitura në projekt nuk paraqesin domosdoshmërisht qëndrimet e Abasadës së SHBAdhe MRCN-së por vetëm të autorit.

COMMENTS