Qeveria e Serbisë ka miratuar vendimin për rritjen e rregullt të pagës minimale prej 1 janarit 2026, e cila do të jetë 551 euro, që paraqet një rr

Qeveria e Serbisë ka miratuar vendimin për rritjen e rregullt të pagës minimale prej 1 janarit 2026, e cila do të jetë 551 euro, që paraqet një rritje prej 10,1 për qind.
Në mbledhjen e sotme, Qeveria ka miratuar vendimin që çmimi minimal i punës të jetë 371 dinarë për orë pune, që do të thotë një rritje prej 10,1 për qind nga 1 janari i vitit 2026, është bërë e ditur nga Qeveria.
Me këtë rritje, paga minimale vitin e ardhshëm do të arrijë në 64.554 dinarë ose 551 euro.
Siç u theksua, paga minimale është rritur nga 404 euro në vitin 2024 në 551 euro.
Çmimi minimal i punës përcaktohet sipas orës së punës, pa tatime dhe kontribute, për një vit kalendarik, më së voni deri më 15 shtator të vitit aktual, dhe fillon të zbatohet nga 1 janari i vitit vijues, theksohet nga Qeveria.
COMMENTS