HomeNë fokus

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe KKSh-së

Në kuadër të Konferencës së Ambasadorëve #Diplo2025 është nënshkruar një memorandum bashkëpunimi mes Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovaci

Përshtypjet e kryetarit të KKSH-së për festivalin „Mirëdita-Dobar dan“
Jetimët e Malësisë së Bujanocit
Filloristët e “Naim Frashëri” vizitojnë Kuvendin Komunal të Bujanocit

Në kuadër të Konferencës së Ambasadorëve #Diplo2025 është nënshkruar një memorandum bashkëpunimi mes Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit të Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, si institucion përfaqësues i shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Dokumenti u firmos nga ministri Blendi Gonxhja dhe kryetari i KKSh, Enkel Rexhepi, me mbështetjen e kryeministrit Edi Rama. Marrëveshja ka për qëllim zhvillimin kulturor, ekonomik dhe rinor në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, duke krijuar mundësi për projekte të përbashkëta dhe qasje në programe rajonale.

Ministri Blendi Gonxhja tha se marrëveshja synon “nxitjen e nismave të përbashkëta, promovimin e trashëgimisë kulturore dhe zhvillimin e inovacionit si ura të bashkëpunimit mes institucioneve dhe komunitetit shqiptar në Luginë”.

Nga ana tjetër, kryetari i KKSh, Enkel Rexhepi, theksoi se kjo është një hapësirë e re për përfshirjen e shqiptarëve të Luginës në diplomacinë kulturore dhe ekonomike të Shqipërisë.

Palët u dakorduan për vazhdimin e bashkëpunimit në funksion të forcimit të lidhjeve institucionale dhe mbështetjes së komunitetit shqiptar në Luginë.

COMMENTS