Kryetari i KKSH-së, Ragmi Mustafi, ka takuar vëzhguesit e përhershëm të zgjedhjeve nga OSBE/ODHIR. Pas takimit, Mustafi ka bërë publik këtë njo
Kryetari i KKSH-së, Ragmi Mustafi, ka takuar vëzhguesit e përhershëm të zgjedhjeve nga OSBE/ODHIR.
Pas takimit, Mustafi ka bërë publik këtë njoftim:
ODHIR MONITORON ZGJEDHJET EDHE NË LUGINËN E PRESHEVËS
Robert Hall dhe Judith Kiers, vëzhgues të përhershëm të zgjedhjeve nga OSCE/ODHIR, i mirëpritëm sot në Këshillin Kombëtar Shqiptar. Patëm rastin të diskutojmë për zgjedhjet parlamentare, presidenciale dhe lokale të 3 prillit, vështirësitë dhe mënyrën e organizimit të tyre në Luginë të Preshevës, dhe pjesëmarrjen e shqiptarëve në këto zgjedhje.
Potencuam edhe njëherë që pasivizimi i adresave, e nga kjo edhe shlyerja nga listat zgjedhore e një numri të madh të shqiptarëve, si pasojë e pasivizimit të adresave, me theks të veçantë në Medvegjë. Është ndërhyrje direkte, jo vetëm në ndryshimin artificial të popullsisë në këtë komunë po edhe të Listës unike zgjedhore, përmes metodave administrative siç e ka quajtur edhe raporti i Komitetit të Helsinkit.
Poashtu, rastet si ajo e ngritjes së proceseve gjyqësore ndaj të zgjedhurve politik, demolimi i zyrës së një subjekti politik shqiptar dhe arrestimet e fundit të punonjësve komunal në Bujanoc e raste të tilla të ngjashme që ndodhin vazhdimisht në prag të zgjedhjeve nuk mund të kuptohen ndryshe veç si tensionim i situatës në Luginën e Preshevës, duke nxitur pasiguri dhe frikë kolektive, marrë parasysh përputhjen e tajmingut me zgjedhjet e 3 prillit!
I falënderova z.Hall dhe znj.Kiers për punën e tyre dhe angazhimin e OSBE/ODHIR për të siguruar zgjedhje të lira dhe demokratike, si themel i demokracisë.
COMMENTS