HomeShoqëri

Në Bujanoc shënohet Dita Ndërkombëtare e Grave në Viset Rurale

Në Komunën e Bujanocit, më 20 tetor, është shënuar Dita Ndërkombëtare e Grave në Zonat Rurale, me moton “Gratë ndryshojnë komunitetin”, ku është pre

Konkurs për projektet kulturore
Sinani takon Ambasadorin e Britanisë së Madhe
Ja çka do të financojë Shqipëria në Luginë

Në Komunën e Bujanocit, më 20 tetor, është shënuar Dita Ndërkombëtare e Grave në Zonat Rurale, me moton “Gratë ndryshojnë komunitetin”, ku është prezantuar broshura “E drejta e trashëgimisë: e barabartë për të gjithë” në gjuhën shqipe.

Në aktivitetin e mbajtur në objektin e Komunës së Bujanocit kanë marrë pjesë Milan Antonijeviq, komisioner për Mbrojtjen e Barazisë, dhe Vladana Ajvaz, analiste e programeve në UN Women, të cilët kanë mbajtur fjalimet përshëndetëse.

Në kuadër të aktivitetit është trajtuar edhe çështja e të drejtave pronësore të grave në zonat rurale, me theks të veçantë te ndikimi i traditës në të drejtën e trashëgimisë. Për këtë temë ka folur edhe studentja e Fakultetit të Shkencave Politike nga Bujanoci, Anastasia Lazarevski, me temën “Heqja dorë në emër të traditës: gratë dhe trashëgimia në mjediset rurale”.

Gjatë aktivitetit është ndarë edhe çmimi për media në kuadër të projektit “Fuqizimi i grave në zonat rurale të Serbisë për të njohur dhe për t’iu përgjigjur diskriminimit dhe dhunës”.

Pjesë e programit ishte edhe tryeza e rrumbullakët kushtuar prezantimit të broshurës në gjuhën shqipe, e moderuar nga Jelena Koteviq, nga Komisioneri për Mbrojtjen e Barazisë, dhe Vladana Ajvaz, nga UN Women.

Përmes këtij aktiviteti synohet të rritet ndërgjegjësimi për të drejtën e barabartë të trashëgimisë dhe të theksohet rëndësia e fuqizimit të grave në zonat rurale, në mënyrë që ato të mund t’i ushtrojnë të drejtat e tyre pa pengesa të bazuara në traditë apo diskriminim.

COMMENTS