HomeAktuale

Në Bujanoc ofrohen shërbime seksuale me pagesë

Kriza ekonomike dita-ditës po thellohet. Kjo ka bërë që individ të ndryshëm nuk zgjedhin metodat për të ardhur deri tek përfitimet materiale, shkrua

Nga 20 dhjetori PCR test për hyrje në Serbi
Pamje e frikshme: Bie betoni në qendër të Bujanocit, dikush mund të pësojë rëndë(video
Takohen Kurti e Kamberi


Kriza ekonomike dita-ditës po thellohet. Kjo ka bërë që individ të ndryshëm nuk zgjedhin metodat për të ardhur deri tek përfitimet materiale, shkruan FOLonline.
Pa dyshim se në situata të tilla në konsideratë futet edhe “ zanati “ më i vjetër në botë, prostitucioni.
Bujanoci, si qytet i ndodhur buzë „ Koridorit 10-të „, vite më parë ishte bërë qendër e klubeve të natës.
Dhjetëra vallëtare nga Kosova, Shqipëria dhe brendia e Serbisë ishin „ punësuar „ në këto lokale.
Ishte sekret publik se përveç vallëzimit ofronin edhe diçka më tepër…
Por, kriza ekonomike e goditi edhe këtë lëmi, andaj lokale të tilla nuk ekzistojnë më.
Megjithatë, në kohë COVIDI, kur edhe objektet hoteliere e kanë të kufizuar orarin e punës, „ gjinden „ mënyra që të ushtrohet zeja e seksit.
Bile, mësohet se ka ndryshuar edhe forma dhe mënyra e „ njoftimit „ mes palëve.
Hiq më larg se të shtunën mbrëma FOLonline ishte dëshmitar i një ngjarje të këtillë.
Një veturë me targa zvicerane ndalon pranë këmbëve të një vajze në njërën nga rrugët e qyteti.
„ Klienti potencial: Ke numër telefoni?
Vajza: Për çka të duhet numri im ?
Klienti potencial: Ka këtu…..,a ke ndonjë shoqe, a ka vajza…
Vajza : Unë jam vet, trego për çka je i interesuar?
Klienti potencial : Sex, për çka tjetër..
Vajza: 20 euro e ke, një herë… „
Kështu bëhej „ pazari „ , derisa gazetari i FOLonline nga terri i mbrëmjes nuk shihte fytyrat e „ çiftit „, por dëgjohej komunikimi i cili filloi në një serbishte të dobët për të vazhduar në shqip.
FOLonline poashtu nga burime të ndryshme ka mësuar se shërbime seksuale me pagesë në Bujanoc ofrojnë disa vajza, madje në moshë shumë të re.
Pejardhja e tyre nuk dihet, por burimet theksojnë se nuk janë nga komuna e Bujanocit.
Ushtrimi i prostitucionit në Serbi është i ndaluar me Ligj. Burimet e informimit bëjnë të ditur se shumica e „ shtëpive publike „ kamuflohen pas shërbimeve të masazhit.
Zakonisht, vajzat që ofrojnë shërbime aty përqindjen e fitimit e ndajnë me pronarët.

COMMENTS