HomeAktuale

Në Bujanoc midis 35.000-37.000 shqiptarë?

Regjistrimi i popullsisë i përfunduar dje, ka nxjerrë në sipërfaqe edhe të dhënat preliminare për komunën e Bujanocit. Në bazë të të dhënave të

Në Bujanoc arrijnë qindra kërkesa për “provera” të adresave, policia në aksion
Takimit të thirrur nga Salihu ju përgjigjen vetëm APN dhe PD
Grafitet në Bujanoc, reagon Rexhepi

Regjistrimi i popullsisë i përfunduar dje, ka nxjerrë në sipërfaqe edhe të dhënat preliminare për komunën e Bujanocit.

Në bazë të të dhënave të Komisionit Komunal për Regjistrim, në territorin e komunës janë regjistruar 54.498 banorë të cilët jetojnë në 13.800 shtëpi apo banesa.

Pas këtyre të dhënave preliminare, menjëherë shtrohet pyetja se cila është përbërja etnike e komunës?

Nëse merren parasysh të dhënat nga vendbanimet, në pjesën dërmuese të të cilave jeton vetëm një etnitet, atëherë shumë lehtë mund të vie deri tek një përllogaritje e cila përcakton strukturën etnike.

Kur është në pyetje popullata shqiptare, me përjashtim të fshatit Osllarë i cili është i përzier etnikisht, dhe vet qyteti i Bujanocit, ajo jeton në vendbanime krejtësisht një etnike.

Pa këto dy vendbanime, nëse mblidhen shifrat e regjistrimit, numri i banorëve shqiptarë sillet rreth 30.000.

Nëse qyteti i Bujanocit, ndahet etnikisht minimumi në 1/3  shqiptarë, serbë dhe romë, duke ia shtuar këtu edhe numrin e shqiptarëve në fshatin Osllarë, atëherë në këtë komunë mund të jetojnë midis 35.000-37.000 shqiptarë.

Megjithatë, shifrat më ta sakta mund të priten gjatë këtëij muaji, kur Enti Republikan i Statistikave do të publikojë rezultatet preliminare.

COMMENTS