HomeKoronavirusi

Në Bujanoc 179 raste pozitiv me Covid-19

Ka nisur mbledhja e tretë e Shtabit Komunal për Situata të Jashtëzakonshme në Bujanoc. Në paraqitjen raportit të shtëpisë së shëndetit në Bujanoc

Qeveria e Kosovës ndan mbi 625 mijë euro për Luginën
Arifi takon diplomaten britaneze
Një javë para përfundimit të regjistrimit: Komuna e Bujanocit 48.600 banorë

Ka nisur mbledhja e tretë e Shtabit Komunal për Situata të Jashtëzakonshme në Bujanoc.
Në paraqitjen raportit të shtëpisë së shëndetit në Bujanoc, drejtoresha Lela Jovanoviq, ka theksuar se javën e fundit vërehet një rënie e ulët e pacientëve të rinj me virusin korona.
Jovanoviq theksoi se deri më tash në komunën e Bujanocit janë evidentuar 179 persona me Covid 19, raporton FOLonline.
„ Nga 01.08.-20.08.2020 janë kryer 1090 kontrollime, prej të cilëve 316 për herë të parë. Me metodën PSR janë realizuar 219 teste, 53 nga të cilët kanë rezultuar pozitiv.
Me metodën serologjike janë kryer 310 teste, kurse pozitiv kanë rezultuar 77 persona „ ka theksuar Jovanoviq.
Sipas drejtorëshës Jovanoviq, në shtëpinë e shëndetit janë evidentuar 14 punonjës me Covid-19, njëri prej të cilëve ka ndrruar jetë më 19.08.2020.

COMMENTS