HomeNë fokus

Mustafi në takim me diplomatët e Britanisë së Madhe

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, ka takuar diplomatë të akredituar pranë Ambasadës së Britanisë së Madhe në Beograd. Për

Pajaziti viziton ujësjellsin
Ramadani takohet me ambasadorin e Turqisë
Arifi pjesë e Parlamentit Global të Kryetarëve të Komunave

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, ka takuar diplomatë të akredituar pranë Ambasadës së Britanisë së Madhe në Beograd.

Për rrjedhat e takimit, Mustafi ka njoftuar përmes këtij postimi në Facebook:

Sot takova shefin e ri të departamentit të politikës në Ambasadën Britanike 🇬🇧, William Hopkinson duke i dhënë edhe lamtumirën shefes së deritanishme, mikes tonë Chantel Care.

Vlerësuam lartë komunikimin e vazhdueshëm dhe marrëdhëniet, madje miqësore mes Ambasadës Britanike dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar gjatë viteve të fundit.🤝

Çështja e Luginës së Preshevës është në fokusin e Britanisë së Madhe, jo vetëm si problematikë por edhe si mundësi për të avancuar!

Falënderues që Këshilli Kombëtar Shqiptar gëzon mbështetjen e jashtëzakonshme nga faktori ndërkombëtar për iniciativat e ndërmarra. 🙏

COMMENTS