HomeKulturë

Shfaqet Forum Teatri “Mos hesht, reago”

Shfaqet Forum Teatri "Mos hesht, reago" i cili u realizua nga Shoqata Kulturore "Dituria" dega në Bujanoc me mbështetje të Këshillit Kombëtar Shqi

A jeni për vendosjen e këtyre simboleve në Bujanoc ?
NË PRESHEVË MBAHET MANIFESTIMI “NËNTORËT E LAVDISË…
Arifi takon komunitetin artistik

Shfaqet Forum Teatri “Mos hesht, reago” i cili u realizua nga Shoqata Kulturore “Dituria” dega në Bujanoc me mbështetje të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Shkollës së mesme “Sezai Surroi” si dhe Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc. Gjithashtu këtë forum teatër e ka mbështetur financiarisht një donator i cili ka deshtë të jetë anonim.

Forum Teatri “Mos hesht, reago” është realizuar me nxënësit e shkollës së mesme nën regjinë e aktorit profesional Kushtrim Asllani. Mini shfaqjet, kishin mesazh sensibilizues kundër bullizmit që bëhet në shkolla.

Shoqata Kulturore “Dituria”, trajton gjithnjë temën e bullizmint si në aspektin e seminareve, ligjëratave apo si në këtë rast në formën e shfaqjes.

“Bullizëm janë sjelljet e përsëritura, të dëmshme e agresive ndërmjet personave që ndryshojnë në nivelin e tyre të forcës dhe mund të jenë si fizike, ashtu edhe psikologjike. Ato përfshijnë goditjet, rrahjet, ngacmimet verbale, gjestet fyese, përjashtimin ose thjesht presionin për t’iu përshtaturatyre që dëshiron apo thotë bullisti.”

Mesazhi ynë është për tek secili nxënës, prind, arsimtar dhe profesor se duhet të kuptoj që: “Bullizmi dhe dhuna shkatërron jetën e fëmijëve dhe ne duhet të luftuar këtë fenomen që rrezikon jetën dhe mirëqenien e fëmijëve dhe të rinjve tanë!”

Bujanoc,
21 mars 2022

COMMENTS