Kryetari i KKSH-së, Ragmi Mustafa, me një përgjigje direkte ka reaguar në postimin e këshilltarit të LPD-së, Nevzad Lutfiu, lidhur me përfshirjen
Kryetari i KKSH-së, Ragmi Mustafa, me një përgjigje direkte ka reaguar në postimin e këshilltarit të LPD-së, Nevzad Lutfiu, lidhur me përfshirjen në fushatën e zgjedhjeve lokale në Preshevë.
Mustafa ka thënë se në asnjë çast nuk e fsheh identitenin politik si dhe besimin që i ka dhënë PVD-ja.
Përgjigja e Mustafës:
Përshëndetje Nevzad,
Fillimisht të falënderoj për mbështetjen dhe dua të besojë se nuk jeni zhgënjyer.
Unë jam zgjedhur në pozitën e kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar nga lista të cilën e ka nominuar Partia për Veprim Demokratik.
Pra, në zgjedhjet për KKSH-ë kanë garuar listat e partive politike dhe ato të “shoqërisë civile”.
Asnjëherë nuk ka ndodhur që të fsheh identitetin politik dhe subjektin që i përkas.
Madje asnjëherë as nuk ka paraqitur pengesë në adresimin e çështjeve të shqiptarëve të Luginës së Preshevës karshi shetit dhe bashkësisë ndërkombëtare. Por përkundrazi.
Unifikimi nuk vie si pasojë e mohimit vetes, por vetëm duke u angazhuar për të vërtetën dhe duke qenë i vërtetë.
Pozicioni im është përfaqësues i shqiptarëve në Serbi dhe partitë politike shqiptare janë po të shqiptarëve.
Do të ndihesha i turpëruar po të mohoja identitetit për të mos “nervozuar Beogradin”. Do të ndihesha i turpëruar nëse nuk do të realizoja zotimet parazgjedhore.
Do të ndihesha i turpëruar në rast se nuk do ta kryej punën për të cilën kam marrë nominimin nga PVD dhe mbështetjen e madhe të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Sa i përket qasjes sistematike e strategjike me Republikën e Kosovës dhe Republikën e Shqipërisë besoj se i dinë më mirë se gjithë tjerët. Së paku në disa nga përpjekjet e mia ke qenë edhe vet. Në disa nga takimet ke qenë dhe unë haptas e qartë i kam shpreh qëndrimet e mia.
Shqetësimet e shqiptarëve gjithandej janë edhe të miat.
Andaj, jom me Preshevën e jom me Bujanocin. Se e dua më të mirën për Luginën.
Respekt
COMMENTS