HomeNë fokus

Mustafa: MBISHKRIMET SHQIP MUND EDHE T’I FSHINI, POR JO SHQIPTARËT NGA MEDVEGJA

Kryetari i Këshillit Shqiptar, Ragmi Mustafa, ka reaguar pas fshirjes së mbishkrimit në gjuhën shqipe në shtëpinë e shëndetit në Medvegjë. Ky ë

Të hënën në Preshevë: Po du me i kthy preshevarët “TEMAS”!
Salihi: Historia 18 vjeçare ka emër, ai është Nagip Arifi
Imamët dënojnë rastin e parkut

Kryetari i Këshillit Shqiptar, Ragmi Mustafa, ka reaguar pas fshirjes së mbishkrimit në gjuhën shqipe në shtëpinë e shëndetit në Medvegjë.

Ky është reagimi i tij:

MBISHKRIMET SHQIP MUND EDHE T’I FSHINI, POR JO SHQIPTARËT NGA MEDVEGJA

Në cilësinë e kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar shpreh shqetësimet me fshirjen e mbishkrimeve në gjuhën shqipe në Shtëpinë e Shëndetit në Medvegjë.

Ftoj këtë institucion shëndetësor që urgjentisht të ndërmarrë masat e nevojshme për të siguruar mbishkrimet edhe në gjuhën shqipe, ashtu siç është e paraparë me ligjet në fuqi.

E drejta për përdorimin zyrtar të gjuhës dhe shkrimit shqip është një nga të drejtat themelore të garantuara për shqiptarët e Luginës së Preshevës sipas ligjeve për mbrojtjen e pakicave.

Ftoj organet përgjegjëse që ta zbatojnë ligjin kundër përhapësve të gjuhës së urrejtjes dhe parandalojnë përhapjen e frymës fashiste në shoqëri.

Aktet e tilla qyqare edhe në institucionet shëndetësore kanë për qëllim frikësimin e komunitetit shqiptar si të padëshiruar.
Mund edhe të shlyeni mbishkrimet në gjuhën shqipe, po shqiptarët nga Medvegja asesi.

COMMENTS