HomeAktuale

Musliu: Qofshin të mallkuar ata që e penguan implementimin e Marrëveshjes së Konçulit

Zv/kryetari i komunës së Bujanocit dhe kryetari i LPD-së, Shqiprim Musliu, ka përkujtuar sot 20 vjetorin e „Marrëveshjes së Konçulit“. Me anë t

Preshevarët e largojnë Tërnocin nga titulli
Në Bujanoc 179 raste pozitiv me Covid-19
Tubohet Kuvendi Komunal: Ja për çka do të diskutohet

Zv/kryetari i komunës së Bujanocit dhe kryetari i LPD-së, Shqiprim Musliu, ka përkujtuar sot 20 vjetorin e „Marrëveshjes së Konçulit“.

Me anë të një postimi në Facebook, Musliu ka përmendur shkaqet që pamundësuan realizimin e kësaj marrëveshjeje duke theksuar se shqiptarët e Luginës vazhdojnë të jenë populli më i diskriminuar në Evropë.

Postimi i Musliut:

“Qofshin të mallkuar ata që e penguan implementimin e Marrëveshjes së Konçulit”

 

20 vjet nga Marrëveshja Paqësore e Konçulit të 20 majit 2001, kujtoj atë ngjarje të rëndësishme, kur pushuan armët për t’i hapur rrugë proceseve paqësore politike për zgjidhjen e problemeve në Luginën e Preshevës.

Por edhe pas kaq vitesh, çështja shqiptare në Luginën të Preshevës, vazhdon të jetë e rëndë dhe me përkeqësime të mëtejme.

Përfundimi i proceseve luftarake dhe Marrëveshja Paqësore e Konçulit, nuk solli demilitarizimin e rajonit, kompenzimin e dëmeve të luftës, kthimin e të të zhvendosurve, integrimin proporcional të shqiptarëve në strukturat politike, ekonomike dhe civile të vendit, por përkundrazi po bënë spastrim etnik në heshtje të shqiptarëve, duke i shlyer nga evidenca e gjendjes civile dhe po i diskriminon mbi baza nacionale.

– Marrëveshja e munguar paqësore po i diskriminon shqiptarët edhe më tej nga regjimi aktual i Beogradit në të gjitha fushat e veprimtarisë jetësore.

– Një nga parimet e Marrëveshjes është që: shqiptarët e Kosovës Lindore e kanë të drejtën Universale që të mbrojnë identitetin e tyre. Pastaj, konsideroj që: duke u vënë në ndjekje të ushtarëve çlirimtarë shqiptarë, qeveria e Serbisë e ka shqelmuar “Marrëveshjen e Konçulit”, ajo tani e tutje e ka humbur efikasitetin e saj, edhe për ata që dikur e besonin verbërisht!

Tani, për ne shqiptarët, si asnjëherë më parë na duhet edhe më shumë veprimi i përbashkët me koordinime strategjike për t’i ndalur sulmet e natyrave të lloj llojshme në mënyrë që të mbrojmë të drejtën e përgjithshme të popullit.

Edhe pse garanca ishte nga faktori ndërkombëtar, kjo marrëveshje mbeti në vesh të shurdhër nga të gjitha palët. Shqiptarët e Luginës sot, pas 20 vitesh nga Marrëveshja e Konçulit, mbeten ende si populli më i diskriminuar në Ballkan e Europë. Prandaj, është e domosdoshme përfshirja e Bashkësisë Ndërkombëtare si BE-ja, OSBE-ja, Ambasadat e SHBA-së, Britanisë së Madhe, dhe ambasadat e tjera të akredituara në Beograd.

Jam i vëtëdijshëm që rrugëtimi është i gjatë e i vështirë, por ideali, gjaku dhe vetëmohimi i ushtarëve e i dëshmorëve të UÇPMB-së, më japin forcën dhe kurajon që Marrëveshjen e Konçulit ta zbatojmë pikë për pikë. Ndërsa për gjithë ata të cilët kanë kontribuar me vetëdije të plotë për neglizhimin dhe mos-zbatimin e kësaj marrëveshje, po e them ashtu siç e kam thënë edhe më herët, qofshin të mallkuar për jetë e mot.

COMMENTS