HomeNë fokus

Musliu kujton Marrëveshjen e Konçulit

Në 21 vjetorin e nënshkrimit, zv/kryetari i Bujanocit dhe kryetari i LPD-së, Shqiprim Muslii, ka kujtuar Marrëveshjen e Konçulit. "Marrëveshja

Ekskluzive: Teksti i Marrëveshjes Kosovë-Serbi, askund nuk përmendet Lugina
Edhe 3000 maska për nxënësit shqiptarë
Aksident në komunikacion në Tërnoc

Në 21 vjetorin e nënshkrimit, zv/kryetari i Bujanocit dhe kryetari i LPD-së, Shqiprim Muslii, ka kujtuar Marrëveshjen e Konçulit.

“Marrëveshja e Konçulit është dokumenti bazë i ndryshimit të jetës sociale, politike dhe ekonomike për shqiptarët e Luginës.
Nëpërmjet saj u zhvillua transformimi i institucioneve lokale në komunat shqiptare.
Marrëveshja nuk ishte idealja, por një dritë shprese për shqiptarët e trojeve tona”, ka shkruar Musliu në Facebook.

“Dhe pikërisht sot, kur po bëhen 21 vjet nga ajo ditë, i bëra shkresë zyrtare ambasadave të Kuintit, Zyrave Diplomatike të Unionit Europian, NATO-s, OSBE-së si dhe ambasadës së Republikës së Shqipërisë të akredituara në Beograd mbi rolin dhe rëndësinë e Marrëveshjes së Konçulit, gjendjen alarmante momentale dhe qasjes diskriminuese e agresive të Beogradit, me spastrim etnik ndaj shqiptarëve tashmë me forma demokratike “ligjore e administrative”.

Përtej saj, përpjekja jonë për jetësimin e idealeve kombëtare si dhe sigurimin e një jete më të mirë për shqiptarët në Luginë nuk do të ndalet. Atë do ta bëjmë çdo ditë nëpërmjet autoriteteve kombëtare e ndërkombëtare”, është shprehur Musliu.

COMMENTS