HomeAktuale

(Mos)konstituimi i kuvendit nê Preshevë, reagon Memeti

Lidhur me ndërprerjen e seancës konstituive në Preshevë ka reaguar kryetari i Alternativês për Ndryshim, Visar Memeti. Ndër tê tjera, koalicion

Mustafi kërkon që shqiptarët të aplikojnë për regjistrues të popullsisë
SHBA TË PËRFSHIHEN INTENSIVISHT PËR T’I DHËNË DREJTIM DHE DINAMIKË RAJONIT
Xadi e çel kuletën, fillon pagesa e mjeteve të Kosovës

Lidhur me ndërprerjen e seancës konstituive në Preshevë ka reaguar kryetari i Alternativês për Ndryshim, Visar Memeti.

Ndër tê tjera, koalicionin PVD-PDSH e ka quajtur tê interesave personale të dyshes Sinani-Mustafa.

Postimi i Memetit:

Një pushtet i imponuar i interesave personalo-klanore

Pas pesë javëve negociata, duke e kthyer komunën e Preshevës në mjet pazari për interesa të tyre, Ragmiu dhe Ardita nënshkruan një marrëveshje, e cila as sot në seancën e parë të konstituimit, nuk arriti të respektohet plotësisht.

Sot, në ditën e fundit kur përfundon afati ligjor për formimin e qeverisjes së re në Komunën e Preshevës, në seancën e ftuar nga kryetari i Organit të përkohshëm, koalicioni i interesave personale dhe klanore PVD – PDSH, vetëm dy ditë pas zyrtarizimit të marrëveshjes, DËSHTOI në zgjedhjen e kryesisë së Kuvendit – Kryetarit dhe Zëvendëskryetarit.

Ky dështim i zgjedhjes së Kryesisë së Kuvendit, e rrezikon lartë që komunën e Preshevës ta dërgoj në zgjedhje të parakohshme SËRISH. Pra përveç se një tandem i imponuar dhe i brishtë është edhe destabilizues, sepse si parim bazë kanë vetëm interesat personale dhe klanore e asesi interesin e qytetarëve.

Kjo mendësi e vërtetuar dhe në zgjedhjet e dy qershorit në Luginë, ku ky pushtet i imponuar shkeli çdo parim demokratik në garën e zgjedhjeve lokale. PVD me ndihmën e Qeverisë Kosovës përmes blerjes brutale të votave, e në anën tjetër PDSH me asfallt dhe punime në teren pa asnjë bazë ligjore ku të gjithë punimet ishin vetëm për vota dhe ishin jolegjitime.

Ky tandem imponues e pa identitet, e ka dëshmuar edhe se kompromisin mbi kurriz të qytetarëve për pak pushtet e për pozita nuk e kanë të vështire, duke bashkëqeverisur edhe në Organin e Përkohshëm të instaluar dhunshëm nga Beogradi në mes të natës.

ALTERNATIVA për Ndryshim, mbetet e përkushtuar në ruajten dhe mbrojtje e çdo parimi të saj me të cilën i hodhi themlet e para. Ndërsa Preshevës i ka shërbyer edhe në pushtet ashtu siç do t’i shërbejë edhe si një opozitë e fortë dhe një zë i fuqishëm kundër çdokujt që cenon dinjitetin e shqiptarëve në Luginë.

 

COMMENTS