HomeNë fokus

Miratohet buxheti për vitin 2023

Kuvendi Komunal i Bujanocit ka miratuar sot buxhetin për vitin 2023. Vlera buxhetore për vitin e ardhshëm ështe 1.665.380.000,00 dinarë. Pas

Bisedimet në Bruksel përfundojnë pa marrëveshje, Serbia refuzon të diskutojë për fondin e bujqve nga Lugina
Deri të hënën gjithçka gati e mbyllur
Zgjedhja e gjyqtareve të reja në Bujanoc, Kamberi: Diskriminim ndaj pakicave

Kuvendi Komunal i Bujanocit ka miratuar sot buxhetin për vitin 2023.

Vlera buxhetore për vitin e ardhshëm ështe 1.665.380.000,00 dinarë.

Pas këtij vendimi është deklaruar edhe kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi.

Postimi i Arifit:

Kuvendi Komunal i Bujanocit ka miratuar sot buxhetin për vitin 2023.

Vlera buxhetore për vitin e ardhshëm ështe 1.665.380.000,00 dinarë.

Pas këtij vendimi është deklaruar edhe kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi.

Postimi i Arifit:

Bashkëqytetarë të nderuar,

Sot, Kuvendi Komunal votoi PRO propozimit tim për aprovimin e buxhetit për vitin 2023, i cili kap vlerën më të madhe në histori të Bujanocit prej 1.665.830.000,00 dinarëve, apo 14.117.203,00, euro.

I falemnderoj këshilltarët e Kuvendit Komunal të Bujanocit, të cilët arsyeshëm votuan që ta aprovojmë këtë buxhet, i cili rrjedhë nga kërkesat e qytetarëve tanë dhe do të jetë në shërbim të tyre.

Edhe këtë vit do të vazhdojmë me realizimin e projekteve infrastrukturore, me sigurimin e transportit për shkollarët e mesëm, shujtat për filloristët, bursat për studentët. Do të ndihmojmë bizneset, bujqit, sportin, rininë, kulturën, mediat, organizatat joqeveritare dhe shumë sfera tjera.

Për transparencë, po ndaj me Ju sferat në të cilat do të alokohen 1.665.830.000,00 dinarë:

  1. Urbanizmi dhe planifikimi hapsinorë = 6.000.000,00 din.
  2. Shërbimet komunale = 90.100.000,00
  3. Zhvillimi ekonomik lokal = 45.000.000,00
  4. Zhvillimi i turizmit = 14.633.000,00
  5. Zhvillimi i bujqësisë = 14.500.000,00
  6. Mbrojtja e mjedisit jetësor = 13.050.000,00
  7. Organizimi i trafikut dhe infrastruktura rrugore = 250.689.400,00
  8. Arsimi parashkollorë = 143.084.000,00
  9. Arsimi fillorë = 396.187.722,00
  10. Arsimi i mesëm = 59.471.360,00
  11. Mbrojtja sociale dhe e fëmijëve = 37.260.000,00
  12. Mbrojtja shëndetësore = 18.700.000,00
  13. Zhvillimi i kulturës = 168.255.500,00
  14. Zhvillimi i sportit dhe rinisë = 9.400.000,00
  15. Vetadministrimi lokal = 319.981.118,00
  16. Sistemi politik i vetadministrimit lokal = 56.017.900,00
  17. Efikasiteti energjetik dhe burimet e riprodhueshme të energjisë = 23.500.000,00

Besoj që buxheti i vitit 2023 do të prekë çdo qytetar tonin, dhe të ndikojë në përmirësimin e jetës së çdonjërit.

Do të vazhdojmë me punë të mira, për ditë të mira!

 

COMMENTS