HomeShoqëri

Mbështetje financiare për studentët nga Lugina që studiojnë në Kosovë

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, ka bërë të ditur se Qeveria e Republikës së Kosovës ka hapur një mundësi konkrete për të gj

92 kuota dhe bursa për studentët e Luginës së Preshevës në Universitetin Politeknik të Tiranës
Zyrtare: Ja kush dhe si mund të hyjë në Kosovë
Pajaziti: Legjitimiteti i takon Levent Qazimit

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, ka bërë të ditur se Qeveria e Republikës së Kosovës ka hapur një mundësi konkrete për të gjithë studentët nga Lugina e Preshevës që studiojnë në universitetet e Kosovës.

Përmes platformës zyrtare eKosova, studentët aktivë të niveleve Bachelor, Master dhe Doktoratë mund të aplikojnë për dy forma mbështetjeje:

  • Shtesë njëherëshe prej 100 euro për çdo student aktiv;
  • Bursë mobiliteti për studentët nga familjet me të ardhura vjetore nën 12,000 euro.

📅 Afati i aplikimit është i hapur deri në fund të muajit tetor.

Kryetari Rexhepi u ka bërë thirrje të gjithë studentëve nga Lugina që ndjekin studimet në Kosovë të përfitojnë nga kjo mundësi, duke falënderuar drejtuesit e institucioneve kosovare për mbështetjen:

  • Kryeministrin Albin Kurti
  • Zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi
  • Ministrin e Financave Hekuran Murati

Sipas tij, kjo nismë përbën një hap të rëndësishëm në mbështetjen e të rinjve nga Lugina dhe lehtësimin e barrës financiare të studimeve.

COMMENTS