HomeShoqëri

Mbahet seanca e dhjetë e Këshillit Komunal

Në mbledhjen e X-të të Këshillit Komunal të Komunës së Bujanocit, të mbajtur sot, pasi u shqyrtuan dhe u miratuan procesverbalet nga seancat e kal

Pritje nga ambasadori i Norvegjisë dhe shefi i misionit të OSBE-së
Ura e Breznicës që do të lidhë Bujanocin dhe Kamenicën
Hyrja e shtëpisë së kulturës me pamje të re

Në mbledhjen e X-të të Këshillit Komunal të Komunës së Bujanocit, të mbajtur sot, pasi u shqyrtuan dhe u miratuan procesverbalet nga seancat e kaluara,  u diskutua dhe u miratua Propozim-Rregullorja për organizimin dhe sistematizimin e vendeve të punës në administratën komunale, avokatinë publike, shërbimet profesionale dhe njësitë organizative të komunës.

Po ashtu, u hqyrtuan raportet e punës për vitin 2025 të Administratës lokale tatimore dhe të Avokatisë komunale.

Në rend dite ishte edhe vendimi për komisionin vlerësues  për informimin publik.

Në fund të mbledhjes, në kuadër të pikës “Të ndryshme”, u hapën tema të tjera me interes për qytetarët dhe funksionimin e pushtetit lokal.

COMMENTS