HomeShoqëri

MBAHET PANAIRI I GJASHTË NDËRKOMBËTAR I BLETARËVE NË BUJANOC

Përmbledhje nga faqja e komunës së Bujanocit në Facebook: Komuna e Bujanocit në bashkëpunim me shoqatat e bletarëve "Polen 2012", "Apicula" dhe

Si u votua në vendbanimet shqiptare të Bujanocit
Serbia refuzon vizitën e ministrave në Luginë, pasojnë reagimet
𝐊𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐢 𝐊𝐨𝐦𝐛𝐞̈𝐭𝐚𝐫 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫 𝐧𝐮𝐤 𝐝𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐚𝐫𝐫𝐞̈ 𝐩𝐣𝐞𝐬𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝐭𝐚𝐤𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐫𝐚𝐝𝐡𝐞̈𝐬 𝐦𝐞 𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐧𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐚𝐭 𝐞 𝐍𝐣𝐞𝐫𝐢𝐮𝐭, 𝐏𝐚𝐤𝐢𝐜𝐚𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐃𝐢𝐚𝐥𝐨𝐠𝐮𝐧 𝐒𝐨𝐜𝐢𝐚𝐥

Përmbledhje nga faqja e komunës së Bujanocit në Facebook:

Komuna e Bujanocit në bashkëpunim me shoqatat e bletarëve “Polen 2012”, “Apicula” dhe “Nectar 2022” kanë organizuar Panairin e Gjashtë Ndërkombëtar të Bletarëve, dhe i cili është mbajtur sot në Qendrën Sportive “Rinia” në Bujanoc me moton “Bletat nuk njohin kufinj”.

Të pranishëm në këtë eveniment ishin 50 ekspozues të cilët vijnë nga vende të ndryshme të Ballkanit, si Serbia, Kosova, Maqdonia e Veriut, Shqipëria dhe Bulgaria. Ky panair mblodhi rreth 500 vizitorë, të cilëve iu prezentuan lloje të shumta të mjaltave.

Kryetari Arifi i cili hapi zyrtarisht këtë panair, theksoi se interesimi i madh i vizitorëve dhe eskpozuesve në këtë ngjarje, na jep një motiv më tepër që sektori i bletarisë të mbështetet edhe më shumë nga komuna e Bujanocit në të ardhmen.

Kryetarët e shoqatave të bletarëve shprehën falemnderim për organet komunale, e në veçanti për kryetarin e komunës së Bujanocit për përkrahjen financiare, me ç’rast edhe ndanë mirënjohje për të gjithë ata që kontribuan për organizimin e panairit të gjashtë ndërkombëtar të bletarëve.

Newer Post
Older Post

COMMENTS