HomeKoronavirusi

Masat ekzistuese, shkurtimi i orarit deri në 18:00, mbyllja për vikend?

Për nesër në ora 08:00 është paraparë të mbahet mbledhja e radhës e Shtabit Republikan të Krizave. Siç njoftojnë mediat qendrore, transmeton FO

Nënshkruhet memorandum mirëkuptimi mes shoqatave nga Lugina e Preshevës në Zvicër
Ramadani në takim me Parlamentet e nxënësve
Turqia dhuron autoambulancë për Bujanocin

Për nesër në ora 08:00 është paraparë të mbahet mbledhja e radhës e Shtabit Republikan të Krizave.

Siç njoftojnë mediat qendrore, transmeton FOLonline, para anëtarëve të këtij organi në opision mbesin disa variante për shkak të numrit në rritje të të infektuarve me virusin korona.

Njëri ndër anëtarët e Shtabit, prof.dr. Branisllav Tiodoroviq, i ka thënë mediave serbe se ai është për variantin që në të gjithë Serbinë të shkurtohet orari i punës për objektet gastronomike dhe qendrat tregtare deri në ora 18:00, ndërsa në zonat me rrezikshmëri të lartë, siç është Arilje, Vranja dhe Kraleva, ato mos të punojnë fare.

Poashtu do të shqyrtohet edhe metoda e zhvillimit të procesit arsimor, sidomos në shkollat e mesme.

Bile ka propozime që lokalet të mbyllen tërësisht gjatë vikendit, por ky variant vështirë se do të realizohet.

Ajo që është e sigurt është fakti i kontrollave rigoroze në zbatimin e masave.

Shumëçka do të varet edhe nga bilansi i sotëm nga numri i të testuarve dhe numri i të infektuarve.

COMMENTS